Sot në një takim në Baldushk, kandidati i PD për Tiranën, Dr.Halim Kosova deklaroi se edhe kryetari i PS Baldushk do votojë për PD këtë radhë në zgjedhje.
Pas deklaratës së shpërndarë nga PD, ka reaguar deputeti socialist, njëherësh kryetari i PS, rrethi Tiranë, Pjerin Ndreu.
Me anë të një postimi në facebook, Ndreu sqaron se kurrë nuk ka qenë kryetar i PS Baldushk personi që pretendon PD. Depyteti Ndreu thekson se kryetari i PS është Ilir Bermeta dhe ska asnjë tjetër.
“Doktor Halimi, kam respekt per ju si njeri por mos merr mendet e Lulit e te berishes me ba gafa te tilla, Hasan Ismaili nuk ka pase kurre kryetar PS-se Baldushk se te pakten do e njihja une si kryetar i PS se rrethit Tirane ! Kryetari i PS Baldushtk quhet Ilir Bermeta dhe ska tjeter !”, shkruan Nderu.
Ndërkohë mediat shkruajnë se Hasan Ismaili është një i alkolizuar i shkarkuar nga puna në QS pasi ngacmonte seksualisht femrat.









