Aktori i njohur Robert Ndrenika ka bere nje deklarate te forte sot teksa ishte i pranishem ne mbledhjen e Komisionit te Medias dhe Kultures, bashke me disa artiste te cilet kane paralajmeruar se nese deri diten e premte nuk do te kene nje pergjigje per pr. ligjin, qe e kane quajtur arbitrar, i cili parashikon shembjen e Teatrit, do te uzurpohet godina e Teatrit.
“Me keqardhje por këtu fillon lufta, s’na dëgjon kush, s’na përfill, na përbuzin, na braktisin, jo vetëm ne si komunitet por edhe ju po ju mashtrojnë. Kjo është grabitje. Ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtet është e shtetit, por është e komunitetit teatror. Kanë lënë kockat njerëzit atje, e të vijë një ta grabisi…Më falni per tonin por keto fjale i kam nga shpirti”…
Aktori i madh, tha se prishja e teatrit është një skenë e pastër vjedhje që po bëhet duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.
Ndrenika shoqërohej në komision edhe nga artistët Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.
ma.me











