• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndre Legisi: Fressh-in e themeluam në kohën kur të rinjtë iknin tek PD

by A R
15/01/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 24 vite më parë, një grup të rinjsh bashkuan idealet e tyre për të sjellë në “jetë” një organizatë, e cila më vonë do të bëhej pjesë shumë e rëndësishme e jetës politike shqiptare. Më 15 janar 1992 lindi Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Ndre Legisi, një ndër protagonistët e atij grupimi, në një intervistë për gazetën “Shekulli” kujton sesi lindi FRESSH-i. Pse ky grupim mori përsipër një risk të madh, kur pjesa më e madhe e të rinjve iu bashkuan Partisë Demokratike. Si e trajtoi Partia Socialiste këtë grup të rinjsh me ide të majta evropiane dhe një këshillë e Legisit për rininë e sotme shqiptare.

Zoti Legisi, sot mbushen 24 vite nga themelimi i Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar apo FRESSH-it. Ju jeni një ndër protagonistët e kohës. Si e kujtoni atë periudhë?

Ai ka qenë një moment shumë i rëndësishëm, veçanërisht për të majtën, për Partinë Socialiste. Ishte koha kur përgjithësisht rinia shkonte drejt Partisë Demokratike, me shumë vrull dhe besim, ndërsa një grup të rinjsh, me në krye Ilir Zelën, Arjan Kokoshin, Flamur Metollarin, Pandeli Majkon, etj vendosën që të krijonin FRESSH-in. Më vonë u bëmë një grupim më i madh dhe si sot 24 vite më parë bëmë një takim që për kohën u konsiderua një surprizë dhe madhështor siç ishte takimi i 15 janarit, që mblodhi rreth 3 mijë e ca të rinj në Pallatin e Kongreseve. Ky takim ishte një pikë kthese, pasi mendonim se e majta nuk do të vononte shumë për t’u kthyer në pushtet. Atëherë ishte koha e idealeve dhe të rinj si Ilir Zela, Pandi Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e shumë të tjerë ishin njerëzit idealistë që morën përsipër një risk të madh. Risku i mbajtjes së përgjegjësisë për disa gjëra që ata nuk ishin përgjegjës. Mbajtën mbi kurriz të gjithë peshën e 50 viteve të Partisë së Punës. E tillë ishte fryma në atë kohë dhe njerëzit në rrugë, në bulevard, në miting, në gazeta shfrynin ndaj ish- regjimit të kohës. Pavarësisht nga mosha e tyre e re, ata u përballën me etiketime të ndryshime. Por koha e vërtetoi që FRESH-i u kthye në një shkollë, një shkollë e politikës që nxori më pas kryeministra, ministra, deputetë, drejtues të shtetit shumë dinjitozë në nivele të ndryshme të qeverisjes.

Si vijuan ditët e para të pas themelimit të FRESSH-it?

E vërteta është që çuditërisht Partia Socialiste me zotin Nano, zotin Pëllumbi dhe zotin Dokle etj, u treguan shumë të hapur me ne, duke na krijuar hapësira maksimale, aq sa kjo ishte vërtet një befasi për ne. Kur reflektoj tani në krahasim me atë që ka ndodhur atëherë, them që sot nuk ndodh i njëjti fenomen me partitë politike shqiptare. Nuk krijohen kaq shumë hapësira demokratike për të rinjtë. Ndoshta kjo vinte si produkt, si pasojë e përgjegjësisë që ata ndjenin dhe i dëshirë për të ardhur sa më shpejt në pushtet. Ata e dinin se pavarësisht moshës që kishin ne ishim më të përshtatshëm për tu besuar nga perëndimi. E vërteta është se ashtu ndodhi, pasi FRESSH-i u fut shumë shpejt ne Internacionalen e Rinisë Socialiste, për t’u bërë më pas pjesë e rinisë së Bashkimit Evropian. Procesi eci shumë shpejt, ndoshta nisur edhe nga ideja që demokracia funksionon shumë shpejt me të djathtë me të majtë dhe me të qendrës, kështu që edhe ata na mbështetën si një mënyrë për të reformuar sa më shpejt Partinë Socialiste.

Ju thatë që themelimi i këtij grupimi ishte një risk pasi të gjithë shkonin drejt Partisë Demokratike, për çfarë arsye ju e morët një risk të tillë mbi supe?

Unë mendoj se kjo gjë ishte produkt i dijes. Fakti që pjesa më e madhe ishin të rinj, studentë apo pedagogë të rinj, e dinin që në të gjithë botën organizimi i pluralizmit politik nuk presupozon një parti, por disa alternativa. Ne kishim mençurinë e duhur për të kuptuar që një ditë e djathta do e dorëzonte pushtetin për tu ngjitur e majta. Prandaj nuk është se ne shkuam sy mbyllur dhe nuk kuptonim gjë, gjithçka ishte e mirë menduar. Mbrojtja e vlerave të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, respektimi i kontributit të paraardhësve tanë gjatë viteve të komunizmit (që në ato vite filloi të shkatërrohej), ishin elemente të mjaftueshme për tu pozicionuar ndryshe nga fryma e kohës. Të tjerë ishin ata që nuk e kuptuan dhe u bashkuan me vonesë.

Pra ju e kishit të qartë që e majta do të vinte në pushtet një ditë?

Po patjetër. Kështu funksionon demokracia në të gjithë botën dhe në këtë ne e kishim shumë të qartë.

Ju e dinit që e majta vinte nga 45 vite komunizëm dhe do të paragjykoheshit për këtë gjë?

Sigurisht që ne e dinim që e majta vinte nga 45 vite komunizëm, por për sa i përket përgjegjësisë ne e dimë që komunistë si puna e Sali Berishës apo e shokëve të tij të tjerë u shpërndanë nëpër parti të ndryshme politike, disa shkuan në PD, disa të tjerë në PSD, në Partinë Republikane. Pra të gjithë komunistët u shpërndanë dhe kjo nuk do të thotë që komunistët mbetën në Partinë Socialiste. Koha e vërtetoi që komunistët u shpërndanë.

Si pasojë e kësaj mbështetjeje një pjesë e juaja u bëtë faktor shumë i rëndësishëm i PS-së dhe i politikës shqiptare….

Po, dhe e vërteta është se në atë kohë ne u vumë në krye të punëve kur nuk dinim dhe aq shumë dhe më pas erdhi kohë që morëm atë rol që patëm.

Sot, ju duket sikur jeni larguar disi nga Partia Socialiste?

Realisht nuk mund të them që jam larguar, pasi kam qenë dhe jam një socialist. Ka disa mënyra për të qenë socialist, një mënyrë për të qëndruar tek oborri i PS-së dhe për të kërkuar një vend pune. Ndërsa mënyra tjetër është t’i dalësh për zot vetes dhe të punosh, ashtu siç ndodh realisht në kapitalizëm.

Si e shihni FRESSH-in sot mbas 24 viteve të themelimit?

Nuk mund të flas dot me kompetencë për këtë gjë, por padyshim që të rinjtë e sotëm janë shumë më të avancuar se ne, i përkasin një periudhe moderne. Të rinj ambiciozë që të vetmen gjë që duhet të shohin më me kujdes është që interneti nuk mund ta zëvendësojë kurrë librin.

A kanë ata të njëjtën mbështetje siç e patët dhe ju nga PS-ja 24 vite më parë?

Po kjo punë tashmë është e përzier pasi partia jonë atëherë kishte të rinj dhe të vjetër ndërsa tani ka vetëm të rinj.

Gazeta Shekulli

 

Next Post

Maqedoni, Gruevski do të rikandidojë për kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In