Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë filluar procedimin penal për ndotësit e mjedisit.
Pas denoncimit të Kryetarit të Grupit të PS Taulant Balla, një grup i përbërë nga oficerë policie dhe oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet paraprake të këqyrjes së derdhjeve të mbetjeve në lumin Shkumbin nga Rafineria e Naftës. Ndërkohë ministri Klosi ka njoftuar shkrirjen e inspektoratit te Mjedisit në Elbasan për paaftësi në punë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat sipas tyre shkaktojnë ndotje të mjedisit. Balla i kërkoi ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën, sipas tij. Pas deklaratave të Ballës prokuroria nisi hetimet, ndërsa Klosi shkri Inspektoratin./a.m.