Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi Ka reaguar për protestën e Malit të Zi, tek pala shqiptare, për ndotjen e lumit Buna.
Ministri Klosi u shpreh se rasti do të hetohet, ndërsa akuzoi bashkitë se një numër i konsiderueshëm prej tyre nuk marrin përgjegjësitë. Klosi theksoi se do të merren masa ndaj kujtdo që ndot ambientin, nga gjobat deri edhe tek heqja e lirisë.
“Do ta hetojmë ketë rast qe ka ndodhur. Akoma një numër i konsiderueshëm bashkish nuk marrin përgjegjësitë. Për çdokënd qe ndot ambientin do te ketë jo vetëm gjoba por edhe heqje lirie. Ka ardhur koha qe te ketë një qasje tjetër për lumenjtë qe te mos ndoten nga mbetjet urbane apo te tjera. Kam një thirrje te fuqishme për bashkitë por edhe bizneset qe te mos e ndotin mjedisin”, tha Klosi.
Qeveria e Malit të Zi përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, me iniciativën e Nënkryetarit për Politikë Ekonomike dhe Sistemit Financiar, Milutin Simovic dhe Ministrit të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavel Raduloviç, i është drejtuar me protestë Shqipërisë për ndotjen e vazhdueshme të lumit Buna, duke paralajmëruar se do të shprehte shqetësimin për institucionet ndërkombëtare.
g.kosovari