Zelanda e Re ka ndërmend të ndalojë qeset e plastikës brenda vitit të ardhshëm me qëllim ruajtjen e territorit të saj bregdetar. Kryeministrja Jacinda Ardern pohoi se banorët përdorin miliona qese plastike çdo vit. Dy zinxhirët kryesorë të supermarketeve në Zelandën e Re e kishin paralajmëruar se do të eliminon gradualisht qeset e plastikës brenda fundit të këtij viti.
Me Zelandën e Re shtohet numri i vendeve që kanë futur ndalesa ose kufizime për qeset plastike të disponueshme, duke përfshirë Francën, Belgjikën, Kinën, Hawain dhe Kaliforninë. Në të kundërt një zinxhir i madh supermarketi në Australi: pasi konsumatorët u zemëruan, se duhej të paguanin çantat e plastikës, ndryshuan vendim.
ma.me