• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndotja e ajrit/ Nisma e dy ministrive për “ndalimin” e makinave të para viteve 2005

by Java News
16/12/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit së shpejti do t’i dërgojnë për miratim qeverisë ligjin për plotësimin e standardit “euro” për të gjitha makinat që janë në qarkullim dhe ato që importohen.

Ministri Koka i ftuar në News24, Nate me Xhaxhiun prezantoi nismën e Ministrisë së Mjedisit, për përshtatjen e standardit euro te automjeteve në Shqipëri si dhe atyre që importohen.

Për këtë propozim po punohet me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për angazhimet dhe objektivat që ka marrë Shqipëria për përmirësimin e cilësisë së ajrit

“E rëndësishme është që ne do të konsultohemi dhe prioriteti ynë është të godasim sa më pak ekonominë e cdo qytetari apo poseduesi të një makine të vjetër ndotëse të ajrit. Ne si Ministri Mjedisi nuk jemi të mendimit që një ditë të bukur gjithë këto makina nga sot të dalin jashtë përdorimi, por do t’u lëmë qytetarëve kohën e duhur të përshtasin makinat e tyre të në standardin e kërkuar Euro 3”, tha Koka

Për makinat e importit, nisma parashikon lejimin e tyre për dy kategori. Gazeta “Panorama” sjell të plotë ndarjen e makinave, sipas standardit euro, ku kriteri kryesor për ndarjen e autoveturave është viti i prodhimit.

NISMA
Nisma e dy ministrive parashikon marrjen e masave për makinat që qarkullojnë në vend të prodhuara para 2005- s, me efekt uljen e nivelit të ndotjes së ajrit që vjen prej tyre. “Aktualisht, ne jemi duke punuar me propozimin e nismës që kemi nisur për ta çuar pranë Qeverisë shqiptare dhe më pas në Parlament.

Makinat aktuale parashikojmë të kapin standardin euro 3, ose euro 4 (ende nuk është konkluduar), dhe do të detyrohen që makinat e reja, të cilat do të hyjnë në Shqipëri si import, të jenë në standardin euro 5 të reja dhe euro 4 të përdorurat”, shpjegoi Koka. Sipas ministrit të Mjedisit, për makinat që bëjnë pjesë në kategoritë euro 1 deri në euro 3, marrja e masave do të jetë përshkallëzuese.

Ministri shpjegoi se nisma parashikon që makinat e këtyre kategorive të mos dalin nga qarkullimi nëse qytetarët do të instalojnë katalizatorët që ndikojnë në uljen e nivelit të ndotjes. Ministri i Mjedisit tha se afatet që do t’u lihen në dispozicion qytetarëve për të plotësuar kushtet që autovetura e tyre të mos dalë nga qarkullimi janë ende në diskutim.

“Ne si Ministri Mjedisi nuk jemi të mendimit që një ditë të bukur gjithë këto makina nga sot të dalin jashtë përdorimi, apo të detyrojmë të instalojnë po sot katalizatorë, por do t’u lëmë qytetarëve kohën e duhur të përshtatin makinat e tyre në standardin e kërkuar. E rëndësishme është që ne do të konsultohemi dhe prioriteti ynë është të godasim sa më pak ekonominë e çdo qytetari apo poseduesi të një makine të vjetër ndotëse të ajrit. Por tek importi i automjeteve të reja do të kërkojmë të jemi me standard europian”, u shpreh Koka.

SHEMBULLI
Njëra skemë që gradualisht do të zbatojë qeveria është nxjerrja nga qarkullimi e makinave të standardit euro 3 apo euro 4. Nëse makinat do të lejohen të kapin standardin euro 4, ku përfshin makinat e prodhuara nga 1 janari 2005 deri më 31 dhjetor 2009, makinat e tjera të prodhuara para këtij viti duhet të marrin masa me efekt uljen e nivelit të gazave ndotës që çlirojnë.

Konkretisht, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzine apo me naftë, e prodhuar në vitin 2003, e cila kategorizohet në standardin euro 3, duhet me patjetër të instalojë katalizatorët, në mënyrë që makina e tij të përshtatet me standardin euro 4 që kërkohet.

Në rast të kundërt, makina e tij nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe makina e tij nuk do të lejohet të qarkullojë. Ministria e Mjedisit edhe ajo e Transportit është ende duke diskutuar afatet se sa kohë do t’i lihet një qytetari të përshtatë makinën nëpërmjet instalimit të katalizatorëve./a.k

Next Post
E vërteta pas denoncimit të Blushit: 84-vjeçari vuante nga zemra, pesë infarkte në tre muaj

E vërteta pas denoncimit të Blushit: 84-vjeçari vuante nga zemra, pesë infarkte në tre muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In