• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndotja e Adriatikut me qese plastike/ Kroacia akuzon Shqipërinë dhe ankohet në KE

by Java News
21/02/2022 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeset plastike që hidhen në detin Adriatik në Shqipëri janë kthyer në shqetësim për Kroacinë. Deputeti kroat në Parlamentin Europian, Karlo Ressler i ka drejtuar një letër Komisionit Europian lidhur me problematikën e ndotjes me qese dhe ndotje të tjera plastike të Adriatikut nga Shqipëria.

“90% e ndotjeve plastike dhe ndotjeve të tjera që gjenden në brigjet e Kroacisë vijnë nga Europa Jugore dhe kryesisht Shqipëria” shprehet Ressler në këtë letër.

Sipas Ressler, për më tepër, 229 mijë tonë plastikë përfundojnë çdo vit në detin Mesdhe dhe për shkak të ndikimit të rrymave dhe cektësisë relative të detit, të cilat pasi kalojnë përmes ngushticës së Otrantos, shpesh përfundojnë në Kroaci.

“Qeveria shqiptare njoftoi se do të kryhej një hetim në dhjetëvjeçarin e fundit për ndotjen plastike nga Shqipëria, që përfundojnë në bregdetin kroat, por nuk u arrit asnjë përfundim” tërheq vëmendjen Ressler në letrën e tij drejtuar Komisionit Europian.

Ai shpjegon, se Kroacia është një vend i varur nga turizmi i cili është i njohur për ruajtjen dhe natyrën e jashtëzakonshme të bukurisë së saj natyrore dhe po përballet me një problem serioz që nuk mund ta zgjidhë vetë.

Në letër thuhet, se gjeografikisht, zona më e goditur nga ndotjet plastike është Dubrovniku, një destinacion turistik i njohur globalisht, si dhe pjesë të tjera të qarkut Dubrovnik-Neretva, apo parku kombëtar Mljet dhe Delta e Neretvës, prej të cilave kjo e fundit ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1992.

Ressler ve në qendër respektin dhe mbrojtjen e detit nga banorët e këtyre zonave.

“Banorët e këtyre zonave kanë jetuar për shekuj buzë detit, nga deti dhe me detin, duke trashëguar respektin dhe njohjen e nevojës për t’u kujdesur për detin nga brezat e mëparshëm” shprehet Ressler.

Ai kërkon që Komisionit Europian të ndërhyjë për ndalimin e ndotjeve plastike në detin Adriatik nga Shqipëria dhe mbrojtjen e tij në kuadrin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe programeve evropiane mjedisore.Karlo Ressler është anëtari i delegacionit në komitetin parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.(ABC News)

g.kosovari
Next Post
PS kallëzon penalisht Tabakun: Shkove në SPAK pa u mandatuar nga Komisioni dhe e nxite në favor të PD

PS kallëzon penalisht Tabakun: Shkove në SPAK pa u mandatuar nga Komisioni dhe e nxite në favor të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In