• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

by A R
04/01/2026 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jesy Nelson ka rrëfyer e prekur se vajzat e saj binjake janë diagnostikuar me një sëmundje gjenetike që mund të jetë fatale.

Në një video ku shfaqet e trishtuar, ish-anëtarja e Little Mix thotë se vajzat e saj kanë trajtën më të rrallë të një sëmundjeje të humbjes së muskujve dhe pa trajtim mund të vdesin pa mbushur dy vjeçe.

Jesy shpërtheu në lot teksa tregoi sesi u zbulua diagnoza. Sëmundja quhet SMA Tip 1 ose Ëerdnig-Hoffmann dhe është forma më e rëndë e Atrofisë Kurrizore Muskulare.

Sëmundja shkakton dobësi të theksuar të muskujve, probleme të frymëmarrjes dhe gëlltitjes dhe mund të jetë vdekjeprurëse pa trajtim.

Binjaket Ocean Jade dhe Story Monroe lindën para kohe, kur ishin 31-javëshe. Këngëtarja tha se ishte nëna e saj që shfaqi shqetësim pak pasi vajzat erdhën në jetë.

“Para disa muajsh mamaja ime vuri re se vajzat nuk po lëviznin sa duhet me këmbë. Për mua s’ishte shumë shqetësuese sepse sapo lashë kujdesin intensiv neonatal, më thanë foshnjat e tua janë prematurë kështu që mos i krahaso me të tjerët. Ato nuk do të kenë të njëjtat arritje, pranoji siç janë dhe do të shkojnë ku duhet të jenë kur ta bëjnë.”

Jesy tha se mjekët thanë se edhe mjekët i kishin cilësuar bebet si “të shëndetshme”, por kur çifti u shqetësua për ushqimin e tyre, i këshilluan sërish ta merrnin me lehtësi.

Diagnoza u mësua pas 3-4 muajve me vizita të vazhdueshme. “Ne duhet të firmosnim shumë formularë para se të diagnostikoheshin. Kur i vizituan, na thanë se ato ndoshta nuk do të ecin dot kurrë. Me gjasë nuk do ta rifitojnë kurrë forcën në qafë, kështu që do të jenë invalide. Më e mira që mund të bëjmë tani është t’i trajtojmë dhe të shpresojmë.”

Nelson tha se vajzat, të cilat janë 7-muajshe e gjysmë, e kanë marrë trajtimin.

“Më duket sikur më është dashur të bëhem infermiere brenda dy javësh”, shtoi ajo dhe shpjegoi se vajzat marrin frymë përmes aparaturave. “Ndihem sikur jeta ime ka marrë një kthesë 360 gradë.”

Megjithatë, ajo vazhdon të shpresojë se vajzat do t’ia dalin mbanë.

Next Post
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In