Numri i deputetëve zëvendësues në parlament që kanë marrë mandatet e dorëzuara nga opozita ka shkuar në nëntë. Në korridoret e politikës thuhet se ka ende të tjerë kandidate që janë bere gati ta hedhin hapin drejt hyrjes në parlament, duke refuzuar t’i binden vullnetit politik te partive te opozitës. Ndërkohë qe mbetet enigma nëse opozita do te marre pjese ne zgjedhjet lokale te qershorit.
Një nder ata qe kane dorëzuar mandatin e deputetit, është Nard Ndoka, kryetar i partisë Demokristiane, mandat qe e kishte marre si pjesëtar i listave te PD-se. Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij fakti Ndoka ka qenë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus.
Këtë të hënë KQZ-ja vendosi që për çdo zëvendësim në Parlament të tregohet emri i deputetit që është zëvendësuar. A keni dijeni se çfarë do të ndodhë me mandatin tuaj personalisht?
Unë kam përshtypjen se Rama po e thellon fajin dhe gabimin e tij, është i akuzuar nga opozita është i kapur nga prokuroria nëpërmjet përgjimeve që i ka blerë mandatet e deputetëve të kësaj mazhorance. Ne presim reflektimin e tij për të gjithë këto realitete dhe ai ta rikonfirmojë veten e tij se me të vërtetë ka një mazhorancë popullore për mandatin e tij si kryeministër, por ai e thellon gabimin e tij dhe vijon të blejë mandate nga listat aleate të kësaj opozite të bashkuar.
Po thoni se personat që po hyjnë në parlament janë të blerë?
Të gjitha mënyrat e pista të kësaj afere politike me joshje, presione, interesa janë të gjitha makineria e tij e stafit të tij politik e drejtuar duke provuar të gjitha analizat e partive politike për ti plotësuar ato. Vetëm një aventurier mund të mendojë se mund të gjykojnë dhe të zëvendësojnë opozitën parlamentare në parlamentin e Shqipërisë.
Si mendoni se do të jetë protesta e të shtunës së ardhshme? Do të jetë paqësore, e dhunshme apo do të ketë diçka ndryshe që nuk e kemi parë?
Ne kemi parë protestën e 16 shkurtit që ka qenë me e madhja e parë në historinë e pluralizmit shqiptar, tashmë qytetarët kanë dalë përtej partive politike dhe interesava politike po kërkojnë të drejtat e tyre dhe ky është një lajm i mirë për demokracinë shqiptare dhe për qeverisjen dhe opozitën. Më vjen mirë që ne i jemi përgjigjur me lënien e mandate tonë kësaj kërkese mbarëpopullore që e ka rritur shumë besimin tek opozita jo vetëm në pjesën politike por tashmë edhe në pjesën morale. Protesta do të jetë akoma me e madhe se e 16 shkurtit për faktin se kjo mazhorancë nuk po reflekton, por po i thellon gabimet e veta çdo ditë. Madje edhe sot në mënyrë të dhunshme ndaj qytetarëve të vet duke ju shembur edhe shtëpiat, deri dje gjoja për interes publik tek Astiri sot edhe për interesa të ngushta të privative për ndërtimin e pallateve. Kjo qeveri po tregohet arrogante ndaj tyre.
Zoti Ndoka ka një arsyetim që vjen si të thuash nga kundërshtarët e opozitës të cilët mendojne se disa nga kryetarët të partive të opozitës së bashkuar partive të vogla janë në parlament në vend të PD-së, dhe i shërbyen kryetarit Basha për të plotësuar atë vakum që u krijua nga disa ish-eksponentë të PD-së që u larguan apo u menjanuan?
Unë jam nga ato politikanë që e kam kundërshtuar Kodin Zgjedhor edhe me grevë urie në kuvendin e Shqipërisë, nuk kemi qenë dakord me marrëveshjen e PD-së dhe të PS-së ka qenë një marrëveshje që prishi rregullat e lojës, dhe ne u ndodhëm përballë një fakti me 17 maj, mes marrëveshjes së zotit Basha dhe Rama. Ne e patëm të pamundur që të regjistroheshim edhe në zgjedhje një marrëveshje që përjashtoi nga mundësia që ne ta testojmë forcën e partive tona dhe këtë unë e gjykoj në çdo moment që PD-ja është debitore ndaj aleatëve të saj, të paktën me partinë Demokristiane që unë i jap më shumë mandate PD-së sesa marr prej saj.
Pikërisht në këto moment Lulzim Basha ka marrë një lloj kthese dhe ka hedhur një vështrim kritik ndaj asaj marrëveshjes së 2008-ës. A ka ndonjë lëvizje apo marrëveshje që mund të sjellë ndryshim në sistemin politik?
Ne kemi gjykuar gjithmonë se reforma kryesore, reforma e të gjithë reformave është ajo zgjedhore, përfaqësimi sa më i drejtë i votës së qytetarëve i jep legjitimitet kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa vota e deformuar përmes këtyre koalicioneve nuk e përfaqëson realisht vullnetin e qytetarëve dhe kjo krijon premise të ndryshme dhe të pista të politikës shqiptare.
Ju jeni në parlament me votat e PD-së siç e thamë, dikur partia juaj demokristiane ka pasur grupin e vet të deputetëve. A druheni se nëqoftëse ky system do të ndryshojë në qoftëse PS dhe PD nuk bëjnë një marrëveshje tjetër, partia juaj dhe të tjerat mund të shkrihen?
Jo partia demkristiane ju ka rezistuar të gjithë këtyre aventurave politike pavarësisht se ne jemi një parti që kemi një histori të përfaqësimit në historinë e pluralizmit e shqiptarëve. Partia Demokristiane është krijuar që në vitin 1991 dhe në të gjithë historinë e saj i ka kaluar votat e përfaqësimit atë minimum votash që duhen për mandatin në Kuvendin e Shqipërisë, padiskutim që ka një tendencë për ta goditur pluralizmin politik është positive që PD-ja dhe Basha tashmë janë ndërgjegjësuar për ta riparuar sistemin e zgjedhjeve. Në mënyrë të tillë është shprehur edhe zoti Rama se do të ndodhemi përballë një realiteti që të gjithë klasa politike shqiptare do të vijojë me ndryshimin e sistemit për të vendosur standarte dhe demokracinë në raport me qytetarët dhe partitë e vogla.