Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka sqaruar një incident me një polic grek para disa javësh në pikën kufitare të Kakavijës.
Pavarësisht se mbante pasaportë diplomatike demokristiani ka sqaruar se është pyetur nga polici grek se me kë ishtë politikisht me Ramën apo Berishën.
Duke folur në emisionin ”45 minuta” në Report TV Ndoka shpjegoi se kjo situatë vjen për shkak të tensioneve të kohëve të fundit mes dy vendeve.
Ndoka tha se nëse do të kishte thënë që ishte me Ramën polici grek do ta kishte sorollatur më gjatë në pikën e kufitrit.
Kryetari i PDK theksoi se këto probleme dhe tensione mes dy shteteve ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e emigrantëve shqiptarë.
Gjithashtu Ndoka sqaroi edhe përgjigjen që i dha policit grek se nuk ishte as me Ramën as me Berishësn por ishte kryetari i PDK-Së./a.k