Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet në zonën pranë Shkollës së Bashkuar.
Dyshohet se zjarri në banesën në Tiranë është i qëllimshëm. Mësohet se pas një konflikti brenda familjes, një nga pjestarët i ka vënë qëllimisht zjarrin banesës ku jetonin.
Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngajrjes 4 zjarrfikëse të cilat po punojnë për shkuarjen e flakëve. Nga zjarri në banesën private njoftohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale./m.j