• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

by A R
13/01/2026 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, është shprehur se klienti i tij ndodhet jashtë Shqipërisë.

Komentet Haxhia i bëri në një deklaratë për mediat para hyrjes së SPAK, ku tha se drejtësia po kërkon ta dëmtojë klientin e tij pa asnjë provë konkrete kundër tij.

Haxhia tha gjithashtu se Ergys Agasi ‘vetëm po të jetë i çmendur që të kthehet në Shqipëri’, pasi sipas tij, segmente të caktuara të drejtësisë po mundohet ‘t’ja hedhin çelësat në det’.

Ai shtoi po ashtu se pala mbrojtëse e Agasit ndodhet në një ‘paralizë’ të plotë, në kushtet e një terri informativ përsa i përket materialeve që përmban dosja e SPAK kundër tij.

“Ne i kemi bërë një letër intitucioneve të larta të drejtësisë, duke nisur nga inpektori i lartë i drejtësisë, KLP dhe prokurorit të çështjes, KLGJ dhe gjyqtarit të çështjes, për të nxjerrë përgjegjësitë ndaj atyre personave që e kanë për detyrë ruajtjen e këtyre informacioneve, që i kanë vënë në dispozicion të publikut. Qoftë përgjegjësia administrative e penale, por ajo që është kryesorja është për të kthyer situatën në normalitet. Sepse ky është një procedim i vitit 2023 dhe ne si mbrojtje nuk kemi absolutisht asnjë material. Kemi vetëm vendimin e parë të caktimit të masave të sigurisë dhe sot unë erdha për të parë nëse është zbardhur vendimi i pyetjes së të pandehurit në bazë të nenit 248, i cili akoma nuk është zbardhur. Dhe në këto kushte, mbrojtja është e paralizuar dhe në kushtet e një terri të plotë informativ lidhur me materialet e dosjes.

Zoti Agasi sipas informacioneve që kam edhe nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Por nisur nga kjo situatë, e cila është një praktikë që mbarset opinioni dhe ngrihen akuza që janë absurditete që të akuzosh një person të paveshur me pushtet për veprimtari të pushtetit, siç janë shkelja e barazisë në tendera, apo heqja e lirisë së një personi për shkak të mos-pjesëmarrjes në tendera, pasi zoti Agasi nuk ka asnjë aktivitet dhe asnjë lidhje me tenderat në AKSHI. Agasi i ka mbaruar punët e veta, por në këtë terren vetëm po të jetë një njeri që do që t’ja hedhin çëlësin në det, mund të vijë që të paraqitet në organet e drejtësisë. Kjo situatë e cila është krijuar kastile duke ngritur akuza të rënda, bën që zbatimi i masës së sigurisë bën që ai të mos ketë më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë në bazë të të drejtave të tij kushtetuese dhe proceduriale. Megjithatë është vendimi i tij për të ardhur apo për të mos-ardhur. Por në kushtet që nuk ka asnjë informacion dhe provë për akuzat që i ngrihen, vetëm po të jetë i çmendur që të vijë”, tha mes të tjerash Haxhia.

Next Post
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In