• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

by A R
19/03/2026 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teologu Eni Kokomani, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan rrëfeu përjetimet e tij, pasi lufta e fundit në Iran e gjeti atë në shtetin iranian.

Kokomani tha se kur ka ndodhur vrasja e Khamentit, ai ka qenë në një qytet iranian. Sipas tij, ka pasur shpërthime të fuqishme brenda Iranit. Ai tregon se ka punuar për Radio Televizionin Shtetëror Iranian. Kokomani nënvizoi se në Shqipëri erdhi përmes kufijve tokësorë, nga Turqia. Ai tha se në Iran jetojnë afër 15 shqiptarë.

“Unë kam 10 vite që jetoj në Iran. Jam konvertuar në shia. Unë jam nga Shijaku me origjinë. Kam studiuar për islamin në Iran. Mbarova studimet islame, pastaj kam punuar në Radio Televizionin Shtetëror Iranian, si gazetar, duke përkthyer lajmet nga persishtja në shqip. Pastaj kalova në radio. Kur nisën bombardimet, kam qenë në Iran. Isha në qytetin Kum, kur u vra Ali Khamenei. Në Kum ndodhën 9 shpërthime të fuqishme, që ishin shumë pranë nesh. Kam jetuar më shumë në qytetin e Kumit dhe kam punuar në redaksinë e Radio Televizionit Shtetëror në këtë qytet. Kur shpërtheu konflikti, kam udhëtuar në rrugë tokësore, drejt kufirit me Turqinë. Në Iran janë afër 15 shqiptarë. Në Kum isha unë bashkë me familjen time dhe aty jeton edhe një vajzë shqiptare, që është martuar me një iranian. Një miku im i ngushtë është kthyer në Shqipëri para meje, për të tjerët nuk kam informacione. Pasi ka ndodhur lufta, nuk kemi informacione se çfarë ndodh atje. Është e vështirë të hysh në internet në Iran. Nuk telefonon dot njerëzit në Shqipëri. Duhet të përdorje VPN. Frika, kur ndodhin shpërthime me raketa, ekziston përherë”, tha Kokomani.

Duke folur për protestat e fuqishme brenda në Iran, Kokomani deklaroi se ka pasur edhe protestues që kanë masakruar policët. Ai deklaroi se në Iran ka dhe parti politike, të cilat nuk mund ta ndryshojnë regjimin, por mund të japin ide, sesi gjërat mund të bëhen më mirë brenda vendit.

“Protestat e fundit, në fillim nisën për shkak të inflacionit e më pas kishte protestues që masakronin policët. Kur nisi sulmi ndaj policisë, efektivët thanë se policia ka të drejtë të vetëmbrohet. Ishin disa grupe që u përleshën me policinë. Sipas ligjit iranian, kushdo që i kundërvihet policisë, këta të fundit mund të reagojnë. Në Iran ka dhe parti politike, që nuk ndryshojnë dot regjimin, por mund të diskutojnë për mirëqenien e popullit. Në Iran thuhet se janë vrarë rreth 6 mijë vetë dhe për secilin ka ID personale. Është luftë e brendshme, ka dhe policë të vrarë”, u shpreh Kokomani.

Next Post
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In