• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndodh në SHBA/ Godet turmën me makinë

by Java News
13/08/2017 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shtetet e Bashkuara, FBI-ja, Seksioni i të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë dhe Zyra e Prokurorit kanë hapur një hetim për të drejtat civile lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias. Incidenti me makinë shkaktoi një të vdekur.

Guvernatori i Virxhinias u tha të shtunën supremacistëve të bardhë që ishin mbledhur në Sharlotsvil për të protestuar kundër heqjes së një statuje të Konfederatës, të “shkonin në shtëpi”, pas incidenteve të dhunshme.

Përveç një gruaje të vrarë nga makina që goditi turmën, dy persona të tjerë gjetën vdekjen nga përplasja e një helikopteri, incident që policia tha se kishte lidhje me tubimin e protestës.  Guvernatori Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sharlotsvil pas shpërthimit të përleshjeve mes nacionalistëve të bardhë, që mbanin mburoja, dhe anti-protestuesve që po ashtu ishin të pajisur me mjete mbrojtëse.

Guvernatori i Virxhinias: 3 vdekje të shkaktuara nga tubimi i

supremacistëve të bardhë

Kam një mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën në Sharlotsvil. Mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: Shkoni në shtëpi”, tha zoti McAuliffe në një konferencë shtypi. “Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë shtet. Të keni turp,” tha ai. Nëpërmjet Tëitterit, guvernatori McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme “për të ndihmuar reagimin e autoriteteve shtetërore ndaj dhunës në tubimin e së djathtës alternativë në Sharlotsvil.” Aktet dhe retorika në Sharlotsvil gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë,” tha ai në Tweeter.

‘Demonstrim skandaloz’

Presidenti Donald Trump, duke folur të shtunën vonë nga Nju Xhersi, dënoi “demonstrimin skandaloz të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës nga të gjitha palët,” në Sharlotsvil.  Zoti Trump, i cili po përgatitej të nënshkruante një projekt-ligj për të zgjeruar programin e kujdesit shëndetësor për veteranët, bëri thirrje për “rivendosjen e shpejtë të rendit dhe ligjit” në qytet, duke shtuar se “asnjë qytetar nuk duhet të ketë kurrë frikë për sigurinë e tij.” Pas nënshkrimit të projektligjit, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Një gazetar kërkoi që ai të shpjegonte se çfarë nënkuptonte me fjalët “nga të gjitha palët”. Menjëherë pas anulimit të tubimit në Charlottesville, një makinë u përplas në turmën e njerëzve në rrugë, ndërkohë që ata po largoheshin. Makina hyri në turmë me shpejtësi dhe një video tregon se si një person i goditur fluturoi në ajër nga përplasja.

Një anti-demonstrues në tubimin e së shtunës

Një 32-vjeçare humbi jetën dhe mbi 20 njerëz u plagosën. Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo. Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.

 

Next Post
Marr shumë gjoba për parkim, rrëfehet “veterani” Orges Shehi si shofer

Marr shumë gjoba për parkim, rrëfehet “veterani” Orges Shehi si shofer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In