Disa thonë se drejtësia në Itali vonon, por 28 vjet për të gjetur një scooter të vjedhur, mund të duket pak e tepërt.
Karabinierët në provincën e Ferraras, në jug të Venecias, zbuluan një motoçikletë të tipit ”Vespa Piaggio 50”, që ishte vjedhur nga një i ri në vitin 1991.
Një biznesmen i moshës 44-vjeçare u akuzua për këtë.
Policia gjeti scooter-in në momentin kur biznesmeni u përpoq ta regjistronte atë.