Autoritetet në Frankfurt kanë gjetur makinen e pronarit, i cili e kishte denoncuar zhdukjen e saj qysh në vitin 1997.
Ndoshta këtu nuk do të ishte asgjë e çuditshme, sikur automobili të ishte vjedhur. Paradoksalisht vetura u gjet e parkuar në garazh në një objekt të vjetër industrial, e cila ishte parashkikuar për shembje, transmeton Ksp.
Pasi pengoi punimet, punëtorët lajmëruan policinë, e cila kërkoi pronarin.
Tashmë pronari 76-vjeçar e gjeti automobilin atje ku e kishte lënë saktë para njëzet vjetësh.Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar. Vetura e gjetur nuk është me funksionale. (b.an)