Ndeshja e futbollit mes Tërbuni dhe Erzenit, e vlefshme për kategorinë e parë u ndërpre në mesin e pjesës së parë për shkak të terrenit të vështirë.
I ftohti, shiu dhe era bënë që ndeshja të ndërpritej, ndërsa për pasojë 3 futbollistë përfunduan në spital.
Orjan Xhemalaj, Konduri e afrikani Xhixhiua, përfunduan në spital, për shkak të etheve dhe të ftohtit të jashtëzakonshëm.
Gjendja e tyre duket e stabilizuar, por patën nevojë për kujdesin e mjekëve.