Një rast i pa precedent ka ndodhur në qytetin e Kumanovës. Një qytetar me dëmtime në shikim është caktuar si vëzhguez i zgjedhjeve që po zhvillohen sot.
Për rastin raporton Televizioni Klan, në prononcimin e tij qytetari tha se vet I ka njoftuar autoritetet se nuk mund të angazhohet në këto zgjedhje për shkak të problemeve me të cilat përballet.
Qytetari i emëruar si vëzhgues thotë se për shkak të problemit me të cilin përballet e ka të pamundur edhe ta lexojë edhe fletën e votimit.