Kryefamiljarët e një fshati të tërë në Bashkinë e Dibrës do të ndiqen penalisht, pasi kanë bllokuar punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.
Për këtë arsye, do të procedohen penalisht në gjendje të lirë 20 shtetas, të gjithë kryefamiljarë të fshatit Arras.
Bëhet me dije se ata kanë ndërmarrë veprime të paligjshme duke kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht drejtuesit dhe specialistët e subjektit privat, me pretendimin se ata nuk janë pyetur për ndërtimin e këtij objekti në territorin e fshatit malor.
Në këto rrethana, përfaqësuesit ligjorë të firmës kanë bërë kallëzim në Policinë e Dibrës dhe kanë kërkuar ndihmë për rikthimin e normalitetit.
a.ç