• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndjesi mbi ngjyrat e një harte…

by Java News
01/05/2021 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristaq Xharo*

Kur Sam.F.  student në programet master,  po më tregonte për situatën e vet pas zgjedhjeve, mendova se lidhej me rezultatin, sepse e dija që kishte votuar për palën që nuk fitoi. Ndryshe qëndronte e vërteta. Ajo lidhej me një lum fyerjesh e sharjesh në rrjetet sociale  të adresuar me gjeografi, komunitete e prejardhje.

Situata pas zgjedhore, sigurisht, do të reflektonte edhe ndjesitë e votuesve, shprehur në formë optimiste apo edhe pesimiste. E fryrë nga subjektet elektorale si një betejë midis së mirës dhe të keqes, midis të shkuarës dhe të ardhmes, midis heronjve dhe të mallkuarve,  do të shfryhej shpejt pas ditës së zgjedhjeve. Pavarësisht se kjo fushatë  nuk ndikoj në ndryshimet klimatike, pasojat e saj u përjetuan diku  dhimbshëm apo me triumf, ngazëllim apo në dëshpërim.

Edhe pse zgjedhjet përsëriten periodikisht dhe fitimtarët dhe ata që nuk e arrijnë ju jepet mundësia përsëri ajo po përjetohet në disa raste në mënyrë dramatike. Nëse hyn në facebook, jo pak e ndejnë ngushëllimin duke ju turrur pjesës tjetër të votuesve  me vargjet e Konicës, kur shkroi për ‘o të humbur shqiptarë’ e jo edhe perlave të tij. Por, ndoshta edhe më mirë do të ndjeheshin  nëse do ju drejtoheshin vargjeve të  nobelistit Kipling,  në të famshmen poezi ‘If/në mundsh ..’.  kur shprehet ‘..në mundsh ta ruash arsyen, edhe kur bota humbet fillin’.  Përdorimi i termave ‘shqiptar i mirë apo shqiptar i keq’ e shumë të tjera edhe më të rënda duke ju drejtuar njerëzve në zona të tjera më tepër sjellin ndjesi të vitit të ‘mbrapshtë’ ’97 të ‘përplasjes veri jugë’. Duke kaluara nga facebook në gazeta duket e  vështirë të gjesh mesazhe afrimi e respekti reciprok, por më tepër  sharje, ofendime, mallkime dhe urrejtje.

Dhe më tej, në pamjaftueshmëri të epsheve të ndasive një hartë e ngjyrosur keqas ju vjen në ndihmë partizanëve të shfryrjeve inatçore. Është një hartë  që pretendon se ‘demonstron’ rezultatet e zgjedhjeve, por që ndjesia shkonte shumë më e thellë. Harta është një simbol i frikshëm i ndasive. Përveç konturit kufitar shtetëror  kjo hartë është e shëmtuar nga të gjitha anët e tjera. Edhe pse,  ata që e kanë hedhur hartën pretendojnë se po përdorin një model perëndimor, duket se harrojnë, që shteti që e përdor i kaloi momentet e tij të vështira para 160 vitesh (1861-1865) me luftë civile në ndarjen (veri-jug).

Së pari, harta nuk jep një pasqyrim të saktë të realitetit, por një supozim të deformuar.  Të dhënat janë ndryshe. Ato  tregojnë se pavarësisht nga preferencat për njërën apo tjetrën palë, votuesit nuk janë aspak të ndarë në mënyrë kategorike. Ndryshimet më të mëdha nuk shkojnë përtej 10% qoftë edhe për zona që subjektet politike kanë maninë ti quajnë bastione si në Jug edhe në veri.  Harta  mund të jetë frymëzuese  për busullhumbësit apo ‘partizanët’ e ndasive, por jo për banorët në njërën ‘pjesë’ apo tjetrën. Fatmirësisht edhe  vetë subjektet politike nuk i janë referuar ndonjëherë kësaj harte. Hyni në detaje të hartës elektorale dhe shumë shpejt kuptohet shëmtia e përdorimit të hartës së ngjyrosur keqas.

Së dyti, në  vështrim konceptual është tërësisht negativ. Përdorimi i vijave apo ngjyrave të ndezura në hartë na kujtojnë kohën kur u konfiguruan dhe u tentuan të realizoheshin për herë të parë, në vitin ’97. Dihet përfundimi. U mallkuan dhe u ndëshkuan ata që tentuan ti përdorin. Nuk ka një kohë tjetër në historinë e shtetit shqiptar, më parë  kur të jenë tentuar heqja e vijave ndasore edhe pse Shqipëria ka pasur shansin ‘e mirë apo të keq’ të provoj gjithçka në sisteme politike; para-demokraci, mbretëri, diktaturë apo pluralizëm.

Së treti, edhe pse hartat elektorale janë të përkohshme, ndjesia që ato lenë është më e gjatë se vetë koha me të cilën ato lidhen. Plotë fushata të tjera do të ndodhin në vitet që vijnë dhe veriu e jugu do të mbesin aty dhe nuk mund ti ndryshojnë  miopia apo dëshirat qëllimkeqe. Kombi shqiptar është nga më homogjenët dhe unikët dhe uniteti i kombit mbetet vlera më e shenjtë dhe fuqi më e madhe e tij. Edhe sikur kjo hartë të reflektonte tërësisht një moment elektoral në Jug e Veri, përsëri ajo do të mbetej e cunguar, se historia ka treguar që kombi është vetëm një. Të njëjtë janë mitet, legjendat dhe heronjtë.

Shqipëria nuk është si harta me bojë, por siç thotë  e famshmja Edith Durham  në ‘Brenga e Ballkanit (1905) kur ende nuk kishte lindur shteti. “Kur kaloja nëpër Ballkan, në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»- Katolik – përgjigjej njëri.- Protestant – përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»- Ortodoks. Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?»- Protestant.- Ortodoks…. Kështu e mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, duke hyrë në Shqipëri pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»- Shqiptarë – m’u përgjigjën prerë e qartë. «Më në fund», thashë, «u çlirova këtu nga fanatikët dhe zotkrijuesit»…”

Përballë bojës së hartës, thellë në psikikën tonë kolektive ne duhet të  besojmë edhe se jemi një vend me fat, diçka midis bekimit  dhe mundit që duket se e kemi gdhendur edhe në himnin tonë kombëtar kur shkruajmë  se : Zoti vetë e tha me gojë/ Që kombe shuhen përmbi dhe,/Po Shqipëria do të rrojë;/Për të, për të luftojmë ne! Por duket se fati nuk është për të gjitha.  Le ta ruajmë…

* Prof. Dr. Lektor për Çështjet e Sigurisë në UET

Next Post
“Defender-2021” në Durrës: Zbarkimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore!

"Defender-2021" në Durrës: Zbarkimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In