• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Ndjenja e një izolimi të dytë nga COVID, një nga më të vështirat’/ Mjekët japin alarmin: Humbin aftësi të caktuara…

by Java News
05/10/2020 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes gjithë ndryshimeve të detyruara që ka sjellë pandemia e koronavirusit në botë, ndjenja e izolimit mund të jetë një nga më të vështirat. Sipas mjekëve psikiatër që studiojnë efektet e izolimit tek shëndeti mendor, distancimi fizik na ka distancuar edhe nga ana sociale.

Mjekët psikiatër thonë se pandemia dhe përqendrimi tek distancimi fizik na ka bërë të ndjehemi më të vetmuar dhe më pak komodë përreth njerëzve të tjerë.

“Do të doja ta vija theksin tek pasojat e izolimit dhe vetmisë, sepse janë pa dyshim një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm që ndikon si në shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor. Njerëzit që kalojnë një kohë të gjatë në izolim – si burgje, spitale, ose madje në Antarktidë, – patjetër që humbin aftësi të caktuara shoqërore. Dhe sa më gjatë të qëndrojnë, aq më shumë i humbasin”, thotë psikiatri Dennis Ougrin, i Universitetit “King” në Londër.

Markiyan Prokhasko kaloi gati dy muaj në Antarktidë. Ai shkoi atje në fillim të vitit 2019 për të shkruar një libër në lidhje me përvojën e të qenit në një stacion polar.

Më pas, gjatë karantinës, Markiyan shpesh shihte paralelizma me periudhën që kaloi në Polin e Jugut.

“Kur je në shtëpi, ndonjëherë nuk do të takosh askënd, por nuk të pengon njeri ta bësh një gjë të tillë. Por kur rrethanat të detyrojnë të qëndrosh në shtëpi, papritmas ndjen një kufizim – nuk mund të shkosh askund , megjithëse do të dëshiroje. Në Antarktidë, është e njëjta gjë “, thotë Markiyan Prokhasko.

Pas kthimit nga ekspedita, Markiyanit iu desh njëfarë kohe të përshtatej me jetën normale.

“Kur u ktheva, nga njëra anë, doja të rrija vetëm për disa javë, të mos komunikoja me askënd – mbase vetëm me të afërmit. Çfarë mund t’u them, si t’i shpjegoj të gjitha? Nga ana tjetër, shumë nga gjërat që janë të zakonshme këtu, dukeshin pa kuptim për një fare kohe. Dilja jashtë, njerëzit ishin nisur për diku – po ku?”, thotë ai.

Ekspertët thonë se nuk ka dyshim që njerëzit do të humbasin aftësi të caktuara shoqërore gjatë pandemisë. Ashtu siç atrofizohen muskujt kur nuk i përdor, aftësitë e komunikimit vuajnë nga izolimi. Prandaj është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin mendor.

“Komunikimi, lidhjet njerëzore nuk janë më pak të rëndësishme sesa puna, aktiviteti fizik, dieta, gjumi, etj. Është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nëse njerëzit mendojnë se gjatë karantinës duhet të shpenzojnë gjysmë ore me ushtrime fizike, ata duhet të mendojnë edhe për rëndësinë e komunikimit shoqëror “, thotë Dr. Ougrin.

Sipas ekspertëve, edhe gjërat më të vogla mund të ndihmojnë.

“Nëse do të përmirësosh shëndetin mendor sot, unë do të këshilloja një telefonatë apo takim me një mik të mirë të kahershëm me të cilin nuk ke folur për një kohë të gjatë. Thjesht një bisedë me të”, thotë psikiatri Ougrin.

Do të vijë një ditë që pandemia do të marrë fund, dhe shpresa është që njerëzit të mos qëndrojnë më larg njëri-tjterit dhe t’u rikthehen lidhjeve sociale./VOA

g.kosovari

Next Post
Makina “Reno” shpërthen në qendër të qytetit të Durrësit/ Zbardhen detajet e para

Digjet makina në Lazarat, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In