Policia ka sekuestruar 60 kg kanabis sativa në Kamzë. Droga është sekuestruar në një automjet që ka qenë në ndjekje të policisë nga Lezha deri në Kamzë.
Policia ka ndaluar mjetin sapo mjeti ka hyrë në Kamzë, dhe ka gjetur të fshehur në të 60 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Me sekuestrimin e lëndës narkotike, është bërë edhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, rreth identitetit të të cilit nuk jepen detaje.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç