Policia arreston në flagrancë 2 shtetas në ndjekje e sipër, për vjedhjen e një automjeti gjatë mbrëmjes së kaluar.
-Sekuestrohet një armë gjahu pa leje dhe një sasi e konsiderueshme me fishekë, në banesën e njërit prej tyre.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
- Emarildo Basha, 21 vjeç, banues në Ksamil.
- Genci Dosti, 36 vjeç, banues në Ksamil.
Më datë 25.01,2016, gjatë orëve të natës, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një automjet tip Mercedes-Benz me targë: AA347LF, në pronësi të shtetasit: A.L, të cilin (i dëmtuari) e kishte lënë të parkuar përpara banesës.
Shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes së autorëve, kanë bërë të mundur që mëngjesin e sotëm, në hyrje të Ksamilit, të bllokojnë mjetin (e vjedhur) si dhe kapjen në flagrancë të shtetasve: Emarildo Basha dhe Genci Dosti.
Gjithashtu, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e shtetasit: Emarildo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar:
-137 fishekë-automatiku model 56,
-një armë gjahu Çifte pa leje bashkë me 10 fishekë.
Materiale të cilat ishin në disponimin e 2 shtetasve të mësipërm.