Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të komentuar të kësaj periudhe dhe fansat kërkojnë ribashkimin e tyre.
Një fotografi e moderatores në Instagram nga xhirimet e Për’puthen ka nxitur reagimin e fansave që ta shohin sërish pranë Donaldit.
Në foton e Borës cila shfaqet e gjitha e veshur me të zeza ka pasur një mori komentesh duke bërë tag Donaldin.
“Për një qef për nje merak e humbe një diamant”-shkruan njëri prej tyre.
Ti doje një femër me kokën plot, ja ku e kishe, tani mban analfabeten- shkruan një tjetër komentues.
Shif me sy e plas me zemër o Donald– i drejtohet një tjetër komentues aktorit.
Nga ana tjetër, Beatrix Ramosaj, e cila nuk ka postuar asnjë fotografi krah Donaldit pas përfundimit të Big Brother VIP, duket se ka dhënë një mesazh përmes postimeve në Instagram.
Ajo madje u ka dhënë një këshillë ndjekësve, që të dhurojnë sa më shumë dashuri tek njerëzit e tyre.
“Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes. Për mua do të thotë bota. Shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj. Mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë”, ka thënë ajo.
“Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë. Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë. Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh”, vazhdoi më tej Ramosaj.
Në pikëpyetje mbetet raporti i saj me Donaldin, sa kohë që ky i fundit është parë vetëm në shoqërinë e miqve pas daljes së tij nga Big Brother.
/a.r