Situata është tensionuar në protestën e opozitës në Tiranë, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbrazur nga protestuesit për shkak të tymit dhe gazit lotsjellës.
Sipas raportimeve në media, zona është mbuluar nga shtellunga gazi lotsjellës të hedhur nga Policia e Shtetit, çka ka bërë që qytetarët të largohen nga vendngjarja.
Ndërkohë raportohet se marshimi i protestuesve është zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës dhe më tej drejt disa ministrive.
Protestuesit fillimisht kanë hedhur molotovë drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas tek ajo e Infrastrukturës.
Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë, ata kanë vendosur të marshojnë.
Fillimisht ata hodhën lëndë piroteknike drejt Kryeministrisë, e më pas u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.











