• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndikimet e Coronës/ Rënie e thellë ekonomike në Evropë, Italia një nga shtetet më të goditura

by Java News
01/09/2020 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndikimet e pandemisë Corona në ekonomi po bëhen gjithnjë e më e qarta. Sidomos Italia është goditur rëndë.

Në Itali kanë vdekur deri tani më shumë se 35,500 vetë të infektuar me koronavirusin Corona. Përveç kësaj ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës pret një recesion të rëndë këtë vit për shkak të kufizimeve masive në luftën kundër pandemisë.

Siç njoftoi zyra kombëtare e statistikave vetëm në tremujorin e dytë midis prillit dhe qershorit, prodhimi i brendshëm bruto i Italisë (PBB) u tkurr me një shpejtësi rekord prej 12.8 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Deri tani supozohej se minusi do të ishte 12.4 përqind. Pandemia e goditi Italinë shumë më rëndë sesa ekonominë gjermane, e cila ra me 9.7 përqind.

Deutschland Sindelfingen | Coronavirus | Autoproduktion (Getty Images/M. Hangst)

Komisioni i BE supozon që ekonomia e Italisë të shënojë për vitin në tërësi një rënie prej 11.2 përqind. Parashikimi zyrtar i qeverisë në Romë është një minus prej tetë përqind. Por Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri tashmë ka treguar se ky vlerësim duhet të korrigjohet dhe se rënia është më e madhe. Megjithatë Gualtieri theksoi kohët e fundit gjithashtu se tremujori i tretë aktual pritet të sjellë një rritje të fortë.

Ekonomia e Polonisë po tkurret

Edhe në Poloni ekonomia ka rënë për shkak të krizës së Coronës. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u tkurr në tremujorin e dytë me 8.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u njoftua nga agjencia e statistikave GUS në Varshavë. Në tremujorin e parë ekonomia polake u rrit me dy përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

Spanja shpreson tek tremujori i tretë

Prodhimi i brendshëm bruto i Spanjës pësoi një rënie rekord prej 18.5 përqind në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas qeverisë spanjolle ekonomia tani po bën hapa të mëdha drejt rimëkëmbjes. Në tremujorin e tretë vërehet një rritje e prodhimit të brendshëm bruto prej më shumë se dhjetë përqind, tha Ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino.

Një rikuperim i fortë duket veçanërisht në tregun e punës. Gjatë krizës së virusit Covid-19 papunësia e lartë në Spanjë u rrit në mënyrë masive. Midis prillit dhe qershorit humbën punën një milion vetë – më shumë se kurrë më parë në një tremujor. Sidomos sektori i turizmit, i cili është i rëndësishëm për vendin, u godit rëndë nga kriza./ DW

g.kosovari

Next Post
Vodhën dy banesa dhe u fshehën në kanal, pranga tre të rinjve në Berat

Po transportonin 18 emigrantë për 100 euro/ Arrestohen dy persona në Pogradec, do i kalonin drejt vendeve të BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In