Nga Jona Dervishi
Po hyjmë në zonën e nxehtë elektorale. Pak kohë na ndan nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 të këtij muaji . Fushatat e partive respektive deri më tani duken të paqta dhe dëshiroj të vazhdojnë në këtë udhë deri në shpalljen e fituesit. Por ajo çka lë për të dëshiruar është moskujdesi ndaj pandemisë vdekjeprurëse nga ana e partisë opozitare blu. Fakt ky që këto zgjedhje, opozita i nis me “minus 1”. Arsyeja? Keqdashje apo menefregizëm?
Këtë s’mund ta përcaktojmë paçka se të dyja këto arsye të çojnë në një konkluzion të logjikshëm Makchiavelist nga ana e tyre që është “Qëllimi justifikon mjetin”. Mjeti përherë mbetet populli, fakt që nuk i intereson kryetarit të opozitës duke e përdorur popullin si një instrument për të arritut karrigen e Kryeministrit, sepse para votës frymorët që e ndjekin nga pas (të cilët mund të mbeten dhe pa frymë nga coronavirusi), janë sic e thashë të përdorur për një qëllim të caktuar .
Nuk kam absolutisht asgjë kundra Lulzim Bashës, madje mendoj që mund të jetë edhe individ pozitiv si person fizik, por si lider nuk mund ta shoh të tillë sepse nuk i zotëron tiparet e një lideri të vërtetë. Unë madje mendoj se nderi më i madh që mund t`i bëhet të djathtës shqiptare është të votosh të majtën. Në thelb çdo humbje është edhe një fitore në vetvete. Mund të humbësh zgjedhjet por mund të fitosh partinë. Mund të humbësh pushtetin por mund të fitosh dinjitetin.
Nëse Lulzim Basha humbet në 25 prill, Partia Demokratike duhet të rimodelohet sipas një kryetari të ri që duhet të jetë model i zgjedhur për t`i dhënë sa do pak shpirt kësaj partie që nuk ka më identitet e që sot ka humbur shumë nga ajo e para. Ajo e vërteta! Të djathtët e mirëfilltë nuk janë të përfaqësuar në këto zgjedhje sepse kryetari i tyre ka zgjedhur të bëjë një parti hibride, pa identitet e me një program letargjik.
Vetë demokratët duhen të votojnë Partinë Socialiste nëse duan ta shpëtojnë partinë e tyre të vërtetë. Ngjan ironike por, nuk është e tillë, është pikërisht ajo që thuhet: “Non tutti i mali vengono per nuocere” pra “Jo çdo e keqe vjen për të na dëmtuar”! Që një vend të jetë i zhvilluar nuk duhet të ketë vetëm një qeveri te fortë por mbi të gjitha një opozitë të fortë, që ti tregoj rrugën e duhur e të bëjë oponencë sa herë që gjërat nuk shkojnë në formën e duhur , opozita duhet të jetë një zë rregullator dhe jo destruktiv. Një opozitë e suksesshme sjell një avokat perfekt për popullin, por kurrë nuk është parë e tillë dhe kjo lë vërtetë për të dëshiruar. Një fitore e tretë e partisë aktuale do të ishte një shpetim për opozitën sepse do e detyronte te ristrukturohej e të merrte sërish formën e një partie të suksesshme. Ndaj le të jenë të tërë fitues në mënyrën e tyre, e kështu do ketë sa më pak ngjarje të shëmtuara ne vendin tonë.
Eh non znj Jona sa je munduar……po’ ku ka te djathte e te majte ne Shqiperi?
Znj Jona ne Shqiperi ka tabella partie dhe korrupsion