• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndihmoi pacientët në Kinë/ A do vijë ilaçi kundër koronavirusit, nga Kuba në Gjermani?

by Java News
07/04/2020 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kinë medikamenti kubanez INFrec u ka ndihmuar pacientëve të infektuar nga Corona. Sipërmarrësi Georg Scheffer do ta importojë atë edhe në Gjermani, por nuk lejohet. Fokusi i tij është ndërkohë Spanja.

Në sfondin e ashpërsimit të krizës së Corona-s në Gjermani shumë janë në kërkim të mënyrave për të ndihmuar. “Ne e kemi ndjekur që në fillim me shqetësim zhvillimin dhe përhapjen e virusit”, thotë Georg Scheffer, drejtor ekzekutiv dhe pronar i Profümed, një sipërmarrje e nivelit të mesëm me rreth 150 të punësuar dhe dy qendra prodhimi në Saksoni dhe në Austri. “Shpejt na u bë e qartë, që duhet bërë diçka, për të shpëtuar jetë.”

Meqënëse një vaksinë nuk mund të prodhohet tani ose mjaftueshëm, Scheffer, i cili prej vitesh ka kontakte të mira biznesi me Kubën, do që të importojë medikamentin kubanez Interferon alfa 2B (INFrec) për rreth 1000 pacientë në Gjermani. Ky medikament forcon sistemin e imunitetit dhe normalisht përdoret kundër etheve tropikale si dhe Hepatitit B dhe C. Në Kina ndër të tjera është përdorur edhe ky medikament kubanez për trajtimin e pacientëve me Corona dhe ka pasur rezultate të mira.

“Çdo jetë, që mund të shpëtohet nga përdorimi i Interferon, ka vlerë, ndaj ne po përpiqemi të marrim licencën e importit. Nuk duam që në Gjermani të krijohet një Itali e dytë”, thotë Scheffer. Sipërmarrja e tij Profümed prodhon produkte mjekësore me bazë qelizore si tamponë, kompresa dhe shtresa krevatesh.

Kërkohet më kot licenca e importit

Sipërmarrja kubaneze BioCubaFarma i ka siguruar firmës Profümed, se do t’i përgatisë medikamentin INFrec për 500 deri në 1000 pacientë. Koha e furnizimit kërkon deri në 25 ditë. Për të realizuar porosinë, nevojitet licenca për importin nga autoriteti rregullator federal për importet në Gjermani. Kjo procedurë është e parashikuar edhe në ligjin gjerman për produktet mjekësore (AMG).

Georg Scheffer, drejtuesi i Prodümed nënshkruan një marrëveshje në Havanë, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar Tregtar, nëntor 2019

Qysh nga mesi i marsit Scheffer vendosi kontaktin me mnistri të ndryshme dhe autoritetet e landeve. Nga Ministria e Ekonomisë i erdhi njoftimi, se e-mailin e tij ia kanë kaluar Ministrisë së Shëndetësisë. Scheffer vet i ka shkruar gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë. Por ende nuk ka marrë përgjigje.

Edhe një kërkesë drejtuar Ministrisë së shtetit për Çështjet Sociale në landin e Saksonisë ka mbetur pa përgjigje. Ndaj pyetjes drejtuar sektorit të marrdhënieve me publikun në këtë ministri vjen përgjigja: “nëse do të importosh medikamente, duhet të provohet përmes dokumentave përmbushja e normave të parashikuara në ligjin AMG (leja, personi adekuat, magazinimi etj.)” Gjithashtu për importimin e medikamenteve është përgjegjëse edhe drejtoria e landit të Saksonisë, një autoritet ministerial nën kompetencat e Ministrisë së Brendshme të Saksonisë.

Mungesë dokumentash

Një zëdhënës i Institutit për Medikamentet dhe Produktet Mjekësore (BfArM) në Bon pyetjes së DW i përgjigjet, “parakusht për nxjerrjen në shitje të një medikamenti është licenca nga autoritete përkatëse”. Për këtë duhet të paraqiten dokumentat nga një sipërmarrje farmaceutike, përmes së cilës të provohet siguria e cilësisë së medikamentit”.

Aktualisht nuk mund të bëhet deklarim për efektin e asnjë medikamenti ndaj COVID-19. Po ashtu edhe në tregun gjerman janë hedhur medikamente që përmbajnë përbërësin e Interferon alfa.

Në Japoni u eksperimentua edhe një mundësi për trajtimin e pacientëve Covid-19, medikamenti Favipiravir, që u përdor kundër gripit influenca

Eshtë e qartë, se INFrec nuk është zgjidhja për krizën Corona. Këtë e deklaroi edhe presidenti i BioCubaFarma, Eduardo Martínez, në mes të marsit, për të hedhur poshtë fjalët që qarkullonin në rrjetet sociale, sipas të cilave Kuba posedon ilaçin kundër pandemisë. “Interferon është një produkt për terapi, por jo një vaksinë”, shpjegoi ai në Havana.

Më mirë në Spanjë?

Scheffer megjithatë nuk do të tërhiqet. Plani i tij për të importuar medikamentin nga Kuba ka mbetur në vendnumëro, megjithatë ai nuk dorëzohet. “Nëse gjermanët nuk duan, unë do të furnizoj Spanjën.” Ndërkohë kam nisur negociatat, thotë ai.

Sipërmarrësi nga Saksonia ka përvojë në bizneset me Kubën. Profümed ka porosi nga Kuba për materiale bandazhesh në vlerën e miliona Eurove. Kontigjenti i porosisë për medikamentin Interferon do të ishte një lloj garancie pagese. “Kubanezët ishin të gatshëm të bashkëvepronin duke e llogaritur këtë furnizim si kompensim për pagesat që duhen shlyer”, thotë Scheffer.

Ndërkohë ai ka mjaft punë edhe në një tjetër sektor: tani është rritur kërkesa për maskat mbrojtëse, që mungojnë. Veçanërisht në sektorin e mjekësisë maskat janë kthyer në problem. Ndaj Scheffer përkohësisht e ka ndryshuar gamën e prodhimit në filialin e firmës së tij në Brand-Erbisdorf të Saksonisë. “Tani në fillim të prillit do të jenë gati maskat e para të prodhuara prej tij”, vë në dukje sipërmarrësi./DW

Next Post
Covid-19/ WhatsApp bën ndryshimin e bujshëm për të ndaluar lajmet e rreme, risia e fundit

Covid-19/ WhatsApp bën ndryshimin e bujshëm për të ndaluar lajmet e rreme, risia e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In