• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndihmësja e Donald Trump dëbohet nga Departamenti i Drejtësisë

by A R
04/12/2020 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarja që shërben si kontakti më i afërt i Presidentit Trump në Departamentin e Drejtësisë nuk do të lejohet të futet në ndërtesë, pasi u përpoq t’u bënte presion punonjësve të nxirrnin informata sekrete lidhur me manipulimet në zgjedhje dhe tema të tjera që ajo donte t’ia përcillte Shtëpisë së Bardhë, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press tre persona të afërt me ngjarjen.

Heidi Stirrup, aleate e këshilltarit të presidentit, Stephen Miller, u vu pa bujë në Departamentin e Drejtësisë, për të shërbyer si ndërlidhëse mes këtij institucioni dhe Shtëpisë së Bardhë. Rreth dy javë më parë ajo u informua të largohej nga ndërtesa pasi zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë mësuan për përpjekjet e saj për të mbledhur informacion të brendshëm lidhur me hetimet e departamentit mbi manipulime në zgjedhje, thanë personat.

Zonja Stirrup akuzohet se u ka kërkuar disa punonjësve t’i japin informacion mbi hetimet, përfshirë mbi proceset lidhur me temën e manipulimeve në zgjedhje, thanë burimet e këtij informacioni, të cilët folën me kusht që të mbeten anonimë, pasi nuk kishin autorizim për ta diskutuar këtë çështje publikisht.

Këto zhvillime ndodhin ndërkohë që Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë, pa ofruar prova, se ka pasur manipulime masive që rezultuan në fitoren e zotit Biden dhe se në fakt rezultati i vërtetë ishte në favor të presidentit.

Zonja Stirrup u kishte premtuar aleatëve politikë vende pune në pozita të larta në Departamentin e Drejtësisë, pa u konsultuar me zyrtarë të lartë në departamentet ku ishin pozicionet dhe gjithashtu është përpjekur të ndërhyjë në procesin e punësimit të zyrtarëve profesionistë të karrierës që përbën shkelje të politikave të punësimit në dikasteret shtetërore, përsëri sipas burimeve me njohuri mbi këto zhvillime.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të bënte komente. Përpjekjet për të kontaktuar zonjën Sirrup nuk dhanë rezultat.

Në fillim të javës, Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha për agjencinë e lajmeve AP se hetuesit amerikanë dhe FBI-ja kishin analizuar pretendimet e ngritura për parregullsi në zgjedhje dhe nuk kishin gjetur prova për manipulime të përhapura që do të kishin ndikuar tek rezultati.

“Deri tani, nuk kemi parë mashtrime në një shkallë që do të kishte ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve,” tha ai të martën.

Presidenti reagoi të enjten, duke thënë se Departamenti i Drejtësisë “nuk ka analizuar sa duhet” dhe e quajti punën e tyre zhgënjyese. Por presidenti nuk la të kuptohej se zoti Barr mund t’i ketë ditët e numëruara si Prokuror i Përgjthshëm.

“Më pyesni edhe një herë pas disa javësh,” tha presidenti, në përgjigje të pyetjes nëse ka ende besim tek zoti Barr.

Presidenti po ashtu foli me kritika lidhur me deklaratën e zotit Barr se provat që ka prezantuar deri tani ekipi elektoral i zotit Trump janë pretendime që mund të ngrihen para gjykatave, por nuk përbëjnë krime federale.

“Këto nuk janë shkelje të rëndomta, janë vepra penale,” tha zoti Trump.

Zonja Stirrup, që ka qenë më parë një ndër figurat qendrore të politikave të administratës Trump për imigracionin, teknikisht është ende në postin e saj në Departamentin e Drejtësisë, sipas Zyrës së Personelit Presidencial.

Administrata e Presidentit Trump ka këmbëngulur që ndërlidhësit t’i raportojnë direkt Shtëpisë së Bardhë dhe jo agjencive ku punojnë. Në të gjithë administratën, janë shfaqur shqetësime se ndërlidhësit po ndërhynin jo vetëm në punën e ekspertëve të fushës në departmente specifike, por edhe të vetë të emëruarve të presidentit.

Pak pas zgjedhjeve, zyra e personelit presidencial kishte udhëzuar ndërlidhësit të shkarkonin të emëruarit politikë që mund të kishin filluar të kërkonin punë tjetër, në përgatitje për tranzicionin në administratën e re, ndërkohë që presidenti ende nuk pranon të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Mandati i Presidentit Trump përfundon në mesditën e 20 janarit. Disa mijëra të emëruar politikë në të gjithë institucionet federale do të humbasin punën atë ditë.

Zyra e personelit të Shtëpisë së Bardhë është kryesuar nga ish-ndihmësi personal i presidentit, John McEntee, i cili ka vazhduar fushatën e presidentit për të flakur nga administrate ata që konsiderohen si “jo besnikë” ndaj zotit Trump.

Në Shtator, Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Ben Carson pa dashje bëri të njohur revoltimin e tij nga zoti McEntee, kur u kap në kamera një shënim në fletët e një fjalimi që po lexonte.

Në një koment lidhur me zyrën e personelit presidencial, zoti Carson kishte shkruar “Nuk më pëlqen se si kjo zyrë po e trajton agjencinë time”./VOA

/a.r

Next Post
“Saliu me pardesy si te vallja e shpatave”, Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët

"Saliu me pardesy si te vallja e shpatave", Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In