• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ndihmat e Serbisë ndaj COVID-19 ndezin debat në Kosovë, BE: Të mos politizohet në kohë pandemie

by Java News
20/04/2020 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomatët evropian në Prishtinë bënë thirrje te dielën që të mos politizohen ndihmat në kohën e përballjes me COVID-19.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së si dhe ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës e Norvegjisë, i bënë këto komente në një komunikatë të përbashkët, pas reagimeve që nxiti një dhurim prej një mijë testesh nga Serbia për Kosovën.

Në komunikatën e diplomatëve evropianë thuhet se “përballë kësaj pandemie globale, politika duhet të lihet mënjanë, dhe aktorët politikë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, pa asnjë dallim, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike”.

Në reagim thuhet më tej se “bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal mundet vetëm ta përmirësojnë këtë përpjekje; të gjitha nismat e bashkëpunimit rajonal duhet të shihen pozitivisht. U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Gjatë javës ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe ai i Serbisë, Zllatibor Llonçar, biseduan në një video-konferencë të organizuar nga ministria e Jashtme italiane lidhur me urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Komunikimi u mbështet nga diplomatët amerikanë në Prishtinë dhe në Beograd të cilët thanë se është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t’iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi.

Kosova deri të shtunën mbrëma konfirmoi 510 raste të të prekurve nga koronavirusi nga të cilët 12 kanë humbur jetën, ndërsa 93 janë shpallur të shëruar.

Që nga fillimi i përballjes me pandeminë, në Kosovë janë kryer 4 mijë e 366 teste, ndërsa qeveria në detyrë është kritikuar për numër të vogël testimesh.

Një mijë testet nga Serbia që nga qeveria u cilësuan si veprim “i vullnetit të mirë”, nxiti kritika të ashpra ndaj saj. Në reagime nënvizohen mizoritë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë dhe qasja e Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nëntë vjet pas luftës, që mori fund më ndërhyrjen e NATO-s. /VOA/

Next Post
Koronavirusi ”varfëron” pasanikët e botës, Forbes: 51% e miliarderëve kanë më  pak para se vitin e kaluar

Koronavirusi ”varfëron” pasanikët e botës, Forbes: 51% e miliarderëve kanë më pak para se vitin e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

February 22, 2026
Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

February 22, 2026
Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In