Organizata Botërore e Shëndetësisë nëpërmjet zyrës së saj në Tiranë ka dhuruar një sasi mjetesh mbrojtëse ndaj COVID-19 për stafet mjekësore shqiptare.
Pakot me mjete mbrojtëse janë dorëzuar tek Ministria e Shëndetësisë teksa në ceremoni nuk ka qenë e pranishme Manastirliu por zv.ministrja Mira Rakacolli.
Statusi nga Ministria e Shëndetësisë:
OBSH nëpërmjet zyrës së saj në Shqipëri ka vijuar mbështetjen për #MSHMS me dhurimin e një sasie të mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore që janë në përballje me #COVID19.
Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të mbrojtjes personale mori pjesë Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe përfaqësues të zyrës së OBSH për Shqipërinë.
#Bashkë 🤜 COVID-19
/e.rr