• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndihem e kërcënuar nga mamaja ime”/ 12 vjeçarja ankohet: Unë nuk shkoj dot fizikisht në shkollë

by Java News
02/02/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast i ushtrimit të dhunës në familje ka mbërritur redaksinë e Fax News ku një e mitur 12 vjeçare, identiteti i të cilës është mbajtur anonim për arsye sigurie, ka denoncuar për dhunën që nëna e saj kishte ushtruar mbi të në moshën 8 vjeçare.

Prej 4 vitesh, e mitura ka zhvilluar mësimin në mënyrë online për shkak se i kërcënohej siguria nëse do të paraqitej në shkollë. Tashmë kjo e drejtë i është mohuar nga ministria e arsimit pa asnjë shkak dhe 12 vjeçarja shprehet se ndihej e kërcënuar nga e ëma e saj prandaj nuk mund të shkonte në shkollë fizikisht.

Ndër të tjera ajo u shpreh se pas divorcit të vështirë që i ati dhe mamaja e saj kishin pasur, kjo e fundit nuk kishte hequr dorë në mënyrë të vazhdueshme duke u përpjekur ta merrte me vete në Francë.

Sa i përket pamundësisë për të zhvilluar mësimin fizikisht prej 4 vitesh, e mitura u shpreh se nuk kishte pasur asnjë përgjigjie nga ministrja e Arsimit.

Pyetje: Pse nuk je në shkollë?

Për shkak të një divorci të vështirë të prindërve të mi e kam bërë mësimin online por së fundmi ma kanë hequr këtë të drejtë pa asnjë të drejtë.

Pyetje: 4 vite pa shkuar fizikisht në shkollë, ky përjashtim ka ndodhur vetëm për ty?

Ka qenë vetëm për mua. Më vinte mësuesja kujdestare në shtëpi dhe më jepte lëndët. Më pas ishte edhe mësimi online për shkak të pandemisë. Edhe kur ishte klsa me turne mua ma hapnin mësimin dhe e ndiqja online bashkë me klasën.

Pyetje: Arsyeja pse duhet ta bësh mësimin online?

Më cënohej siguria ime nëse shkoja në shkollë. Mamaja ime mund të më marrë mua me forcë , mund të marrë një polic i cili të thotë ndaj babait lëre vajzën sepse mamaja ka vendimin. Gjithashtu mamaja ime ka bërë një deklaratë fallco sepse nuk është bërë tek noteri ku ajo fakton se

Kur kam qenë në klasë të tretë nuk vajta në shkollë dhe mamaja ime kishte shkuar atje dhe kishte bërë një potere të madhe duke kërkuar të më marrë mua.

6 qershor 2021 më ka kërcënuar tek dera e shtëpisë se do më sillte policinë dhe mediat. Mund të më marrë mua dhe të më dhunojë sërish. Jo vetëm ajo por edhe familjarët e saj. Do të më ndajë nga babai im që është personi që dua më shumë në këtë botë. Mamaja kishte ngritur akuza fallco për rrëmbim fëmije në momentin kur unë zgjodha të rrija me babin.

Ajo kërkonte të më merrte jashtë shtetit ku kishte gjetur një person tjetër i cili po ashtu ishte i divorcuar. Për herë të fundit më dhunuan në ditëlindjen time ku pata ftuar edhe një shoqen time. Në këtë rast u bë shkaktar daja im për këtë situatë ku unë u dhunova duke u mbyllur në dhomë.

I thoja babit të më ndihmonte sepse mamaja ime donte të më merrte jashtë shtetit për të kërkuar azil atje. Dëshirën time ja kam thënë shumë herë mamit tim, i thoja se nuk doja të rrija me të por me babin. Ajo bënte edhe skena të ndryshme me qëllim që të më prekte mua emocionalisht. Kam katër vite pa e takuar por kam folur për herë të fundit në qershor të 2021 kur erdhi tek dera për të folur. Nuk dua ta shikoj atë sepse më ka shkaktuar një dhimbje shumë të madhe.

Mua më kanë thënë vetëm se ti je rritur do ta heqim të drejtën për t’u arsimuar online siç kam bërë deri më tani. Unë i kam shkruar ministres Kushi por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigjie. Gjithashtu kam shkruajtur ndaj ministrit të Drejtësisë i cili më tha se nuk kishte qenë në dijeni për këtë situatë./m.j

Next Post
Rriten shifrat! Humbin jetën 9 qytetarë nga COVID dhe infektohen 1 164 të tjerë në 24 orë në Shqipëri

Rriten shifrat! Humbin jetën 9 qytetarë nga COVID dhe infektohen 1 164 të tjerë në 24 orë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com