• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndeshja Shqipëri-Turqi “blindon” Shkodrën, publikohen masat e sigurisë

by Java News
21/03/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka shpallur këtë të enjte masat teknike dhe organizative, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes mes përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Turqisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2020” e që do të luhet të premten në orën 20:45 në “Loro Boriçi”. Një nga masat kryesore është pikërisht kufizimi i qarkullimit në rrugët përreth stadiumit, sikurse edhe parkimi i automjeteve.

“Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e qytetit Shkodër, si nga krahu lindor, ashtu edhe nga krahu perëndimor. Për parkim të automjeteve në qytetin e Shkodrës do të përdoren sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish-Ndërmarrja e Fermentimit; gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”; sheshi te stacioni i trenit të udhëtarëve; sheshi dhe rruga te “Fusha e druve” në unazën lindore”, njofton policia.

Sa i përket kufizimit të qarkullimit, në rrugën “Bujar Bishanaku” (rruga e gjerë e Kirasit) nuk do të lejohen makina duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 24:00. Kjo rrugë, siç thekson policia, do të jetë i vetmi aks i hyrje-daljeve të tifozëve vendas dhe të huaj. Edhe në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (sheshi “Parrucë” deri tek ish “5 Heronjtë”), nuk do të qarkullohet në të njëjtin orar. Do të ndalohet parkimi lëvizja e automjeteve nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas; në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish-poligonit të qitjes); në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perimeve në Zdrale.

Ndërkohë, kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites, deri në përfundim të ndeshjes do të ketë në segmentet rrugore: “Xhabije – Parrucë”; “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”; “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë” dhe “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”.

Tifozët ftohen të nisin futjen në stadium që në orën 17:00 për të shmangur konfuzionet.

“Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë”, thotë policia.

Policia u bën thirrje bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth stadiumit “Loro Boriçi” t’i mbyllin ato në orën 14:00.

/a.meta

Next Post

Balla: Lënia e mandateve, PD nuk justifikon dot paratë e lobimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In