Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja rrugët e bllokuara
Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave qe ka marre per diten e ndeshjes qe do te zhvillohet mes Shqiperise dhe Serbise, me 8 Tetor, ne “Elbasan Arena”. “Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ShqipëriSerbi, e cila do të zhvillohet më datë 08.10.2015, në orën 20:45, në Stadiumin Elbasan Arena”, thekson deklarata.
Sa me sipër , në orën 08:00, të datës 08.10.2015, ju bëjmë me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:
* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd
* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ishkonservimi i vjetër
* Nga ishkonservimi i vjetër deri tek Harullajt
* Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.









