• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndeshja Shqipëri-Marok, RTSH i përgjigjet akuzave: Ja pse nuk e transmetuam

by A R
01/09/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni Shqiptar reagoi në lidhje me akuzat që vërshuan nga tifozët në lidhje me mostransmetimin e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Marokut.

RTSH deklaron se një palë e tretë që organizoi ndeshjen ia shiti të drejtën televizive një tjetër operatori.

Ja reagimi i TVSH:

RTSH ndjen për detyrim të sqarojë publikun e gjerë, se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri- Marok, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, ditën e mërkurë në mbrëmje. Duke lënë mënjanë, gjithçka që është thënë dhe shkruar qoftë nga njerëz të painformuar, apo më keq akoma të telekomanduar, ju sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH-së. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH.

Pavarësisht çdo çmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshjeje të Kombëtares, sikurse ka bërë me kualifikueset e Botërorit, por kur kjo behet në rruge zyrtare, ligjore, me procedura të rregullta tenderimi, për sa kohe që nën presionin e interesave, ligji që i jepte me parë të drejtën automatike RTSH-së, të transmetonte ndeshjet e Kombëtares, është amenduar. Ju sigurojmë, që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. RTSH-së nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, nga asnjë institucion apo kompani në lidhje me këtë miqësore. Lajmet dhe shifrat që qarkullojnë janë të pavërteta dhe me një qëllim dashakeq. Cilido është i ftuar pranë institucionit tonë për tu informuar në lidhje me gjithë procedurën zyrtare të ndjekur nga RTSH-ja në këtë rast.

Ne, patjetër e kuptojmë reagimin popullor në lidhje me “privatizimin” e Kombëtares, e cila përsëri nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv “free” (pa pagesë), por nuk mund të mbajmë mbi supe “faturën” për këtë mos-transmetim ne si RTSH që kemi bërë përpjekjet maksimale deri në minutat e fundit.

Ka ikur ajo kohë kur ky institucion ka blerë të drejtat televizive nga sekserë që duan të pasurohen, ose të nxjerrin shpenzimet e tyre, nëpërmjet shitjes “dorë më dorë” të Kombëtares dhe të drejtave televizive të saj. RTSH edhe këtë radhë ka ndjekur çdo procedurë, duke u interesuar direkt tek kompania që “gëzonte” këto të drejta dhe nuk është faji i institucionit tonë, që kjo kompani, pa patur asnjë masë detyruese nga FSHF-ja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSH-së.

E pra, RTSH nuk mund të përdoret më, si “dorë e tretë” apo e katërt, blerjesh të drejtash që rriten artificialisht dhe pa asnjë logjikë tregu, por me synimin e vetëm për tu pasuruar nga “magjia” që dhuron Kombëtarja e futbollit.

RTSH ju informon se ka nisur një politikë të re, sidomos në transmetimet sportive. Kontratat e lidhura për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares Shqiptare, ndeshjet kualifikuese të Kosovës, të ekipeve më të njohura evropianë, të fazave finale të Botërorit 2018, apo 2022 (të drejta ekskluzive këto), të ndeshjeve të Kampionateve shqiptare të futbollit (Kategoria Superiore, Kategoria e parë, apo Kampionati i moshave), të UEFA Europa League, duke transmetuar qysh në periudhën e verës, ekipet shqiptare si Kukësin apo Partizanin, ekskluzivisht,… ndoshta këto, kanë shqetësuar me të drejtë operatorët e tjerë. Ju garantojmë që ky është vetëm fillimi…

RTSH do të bëj maksimumin, sot e në vazhdim që të garojë në çdo tender të drejtash transmetimi si një institucion serioz, si një partner ideal mediatik për çdo Federatë, për çdo aktivitet, kombëtar e ndërkombëtar. RTSH transmetoi për të parën herë, Kombëtaren tonë të basketbollit në një ndeshje luajtur në Gjeorgji një ditë më parë dhe do vazhdoj t’i transmetojë të gjitha ndeshjet kualifikuese që Përfaqësuesja jonë “e koshit” do të zhvilloj në kuadrin e kualifikueseve për Euro 2017. Po kështu, do të vazhdojmë edhe me volejbollin shqiptar, për të përmbushur jo vetëm misionin si media publike, por edhe për të shërbyer në rritjen e cilësisë së sportit kombëtar. Kanali sportiv televiziv pa pagesë, RTSH Sport, që do të fillojë transmetimet 24 orë në ditë dhe që do të ketë shtrirjen e TVSH-së, siç duket, ka stimuluar ndjeshëm “baltën” e hedhur orët e fundit, por kjo nuk na ndal dot në rrugën që kemi nisur…

Takohemi të hënën në mbrëmje, drejtpërdrejtë nga “Loro Boriçi” me debutimin zyrtar të Kombëtares sonë, Shqipëri – Maqedoni, ora 20.45 në RTSH HD, TVSH dhe RTSH Sport.

Departamenti Sportit në RTSH!

/a.m.

Next Post
Kushtet e forta të Listës Serbe, ja pse nuk votuan Demarkacionin

Kushtet e forta të Listës Serbe, ja pse nuk votuan Demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com