• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

by A R
05/06/2025 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi.

Çfarë mbani mend nga ndeshja kundër Serbisë, një nga ngjarjet e rëndësishme sportive që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve, si ndeshja kundër Serbisë. Çfarë kujtoni nga ajo ndeshje?

De Biasi: Ndeshje delikate kudër Serbisë, e kuptuam sapo arritëm në Aeroportin e Beogradit me një numër të madh policësh dhe masash që ishin për të shmangur incidentet dhe kur arritëm në hotel, para hotelit ishte një autoblind i ushtrisë për të mbrojtur vendndodhjen tonë. Kur ikëm në stadium, tërhoqën të gjithë tifozët serbë dhe praktikisht gjatë ndeshjes ishim 0 me 0 kur pushtuan fushën dhe ishte kulmi i gjithë situatës që ishte shumë nervoze e shqetësuese. Mendoj se me 0 – 0 po e menaxhonim mirë situatën, pastaj pushtuan ata fushën, disa lojtarë u goditën dhe kjo është sinteza e ngjarjes. Kanë kaluar 11 vjet dhe unë e kisha lënë mënjanë këtë ngjarje sepse nuk ka më kuptim.

Sipas jush si është sot situata e Shqipërisë, sa mundësi ka për të mundur Serbinë?

De Biasi: Mendoj se kjo Shqipëri ka më shumë cilësi nga këndvështrimi teknik, në krahasim me skuadrën që kam stërvitur unë. Ka shumë lojtarë që luajnë në serinë A, në skuadra jashtë kampionatit shqiptar dhe sigurisht shtete që kanë traditë të madhe të futbollit si Anglia, Gjermania etj. Besoj se e përmbledhur, kjo skuadër ka mundësi të mira të luajë në këtë kualifikim, sepse mendoj se i vetmi konkurrent përtej Anglisë që është lehtësisht më lartë se të tjerët, mendoj se ndeshja kryesore është ndaj Serbisë që bashkë me Shqipërinë luajnë për vendin e dytë në klasifikim

Do jeni në stadium? Ku do e shini ndeshjen Shqipëri- Serbi?

De Biasi: Po, do kem kënaqësinë të jem pjesë e kësaj ndeshjeje të bukur, uroj të jetë e bukur që të çojmë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Presidenti Duka më ftoi dhe unë do të vijë me dëshirë të bëjë tifozllëk për skuadrën tonë.

E shihni një ndeshje përtej futbollit, në një kohë kur kemi një histori me sfida dhe lidhjet politike. A është një ndeshje përtej futbollit, si e mendoni ju?

De Biasi: Duhet të mendojmë vetëm për futbollin, duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje që është një etapë e rëndësishme për objektivin shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të ketë asgjë jashtë rezultatit në fushë, besoj se është një mundësi të tregojmë sa jemi rritur dhe që arrijmë të kalojmë atë që disa vite më parë na krijoi vështirësi shumë të mëdha.

Next Post
Përfundon numërimi i votave në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ‘memorandumi i Kuçit’

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In