Pas mbrëmjes së djeshme, edhe të hënën Kryeministria do të jetë e hapur për të gjithë sportdashësit që do të duan të ndjekin heronjtë kuqezi në ndeshjen ndaj Portugalisë e vlefshme për Evropianin Francë 2016.
Është kryeministri Edi Rama që fton qytetarët të vijnë tek Kryeministria për të mbështetur kuqezinjtë në hapin tjetër të radhës drejt ëndrrës së përbashkët.
“ME KUQEZINJTË PËR HAPIN TJETËR
Mbrëmjen e 7 shtatorit Parku i Kryeministrisë mikpret mbështetësit kuqezi të Kombëtares që ndeshet me superskuadrën e Portugalisë në kërkim të rrugës së kualifikimit direkt në Finalet e Europianit 2016 në Francë.” shkruan Rama










