• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtuesi: S’kam unë faj që m’u shemb pallati, fajin e ka Zoti!

by S M
11/12/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU. Grupi i inxhinierëve sapo ka kryer inspektimin dhe e ka klasifikuar të pabanueshme godinën deri në kryerjen e rikonstruksionit të plotë. Situata brenda pallatit është tepër e rëndë. Muret e apartamenteve janë rrëzuar sikur të ishin copa kartoni.

Aty gjejmë edhe arkitektin që ka ndjekur punimet për ndërtimin e pallatit, Erind Cami, i cili është djali i pronarit të kompanisë ndërtuese Er-Ar, Maksim Cami.

“Nga kontrolli rezulton që struktura nuk ka dëme të dukshme, ndoshta për analizë tjetër duhen teste me i nstrumenta, valë jo shkatërruese. Ka dëme të çuditshme, stress në muraturë që nuk e konstaton dot direkt për të vënë gishtin për faj, është i pabanueshëm se ka rrezik për shkëputjen e inerteve”, tregon arkitekt Erind Cami.

Edhe në këtë rast, u vendos nga inxhinierët një inspektim i dytë për të përcaktuar përfundimisht nëse ka dëmtime të strukturës që mund të jenë të padukshme.

“Struktura filimisht në pamje të dukshme tha është OK, tha ka diskordime në raport me projektin se muret s’kanë rënë pa arsye”, tregon Arta Çuni, banore.

Arkitekti i pallatit, që është njëkohësisht djali i ndërtuesit, i gjen arsyet e dëmtimeve të rënda tek furnitorët.

“Unë s’kam fabrikë tulla të kontrolloj si është, unë e blej te një i tretë, që është i lincensuar.

Unë i kam bërë ekspertizën e qëndruar te koka, si shkoj mbarëvajtja e punimeve sipas një kodi që kam në punë, unë s’kam eksperiencë në të tilla raste.

Kush është përgjegjësi ? Përgjegjësi sipas teologjisë është Zoti, po për mua është tërmeti, se pallatin nuk e prisha unë, as tullat nuk i prisha unë, u përpoqa e ndërtova..

Se bëra të prishja tullat e të plagosja njeri, më e rëndësishmja është që në këtë pallat nuk ka as të plagosur, as viktima”, thotë arkitekti Erind Cami.

Disa prej banorëve të mbetur në qiell të hapur, bëhen pjesë e debatit teknik mbi shkaqet që çuan në shkatërrimin e pallatit. Ata kërkojnë përgjigje nga ndërtuesi.

Edhe pallatet e tjerë të firmës Er-Ar kanë dëmtime të një grade të rëndë. Zhvendosemi rreth 300 metër dhe shohim dy pallatet e tjera të kompanisë të shpallura të pabanueshme.

Muret janë rrëzuar dhe fati i ka shpëtuar banorët. Një tjetër pallat aty pranë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Dy realitete të ndryshme në pak metra.

Top Story, ka siguruar edhe dokumentacionin e Bashkisë së Durrësit për këtë godinë.

Mes tyre, është edhe dokumenti i firmosur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ku përcaktohet se këto pallate, janë projektuar të përballojnë goditje tërmeti deri në 9 ballë pa pësuar dëmtime.

Tërmeti i nëntorit ishte me magnitudë 6.4 rihter, dhe intensitet rreth 8 ballë.

Pra, intensiteti ishte më i ulët nga parashikimi i dokumentit të firmosur nga Dako, ndërkohë pallatet kanë pësuar dëmtime tepër të rënda.(Top Story)

Next Post
Tri monedhat e rimëkëmbjes

Dy ide për ditë të këqija!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

February 3, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

February 3, 2026
Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

February 3, 2026
Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In