• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtuesi mashtrues, Xhelal Hoxha, dënohet me 11 vite burg për një borxh prej 50 mijë €

by Java News
19/01/2017 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moskthimi i një borxhi 50 mijë euro të marrë në vitin 2006, i ka kushtuar një dënim me 11 vjet burg një ndërtuesi 69-vjeçar në Tiranë. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë masë dënimi për të pandehurin Xhelal Hoxha, i shpallur fajtor për akuzën e “mashtrimit”, raporton “Panorama”.  Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri Hoxha është kallëzuar nga Sh. M. në vitin 2014. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka pohuar se në vitin 2006, për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rregullt dhe i suksesshëm, i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh.

Për ta siguruar se do t’ia kthente këtë shumë, i pandehuri i ka lënë si garanci pesë apartamente në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem. Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar edhe një kontratë para një notereje. Të nesërmen, kallëzuesi ka shkuar të verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e hipotekës është njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale. Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesit Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës.

Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësisht kërkesave të të dëmtuarit, që i pandehuri të kthente shumën e parave, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t’ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh te dëmtuarit Sh. M. Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

ma.me

Next Post
Gjergj Bojaxhi kallëzon penalisht Bashkinë e Tiranës dhe IKMT për parkimin nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’

INTERVISTA/ Gjergj Bojaxhi: Me kë do të bëjmë koalicion në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

January 11, 2026
Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

January 11, 2026
Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit/ BIRN nxjerr argumentet e Apelit: U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme

January 11, 2026
Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In