Ndërtuan dy beach-bar në Gjipe\ Penalitete për dy persona, sekuestrohen 120 çadra

Ndërtuan dy beach-bar në Gjipe, e pësojnë dy persona, ndërkohë që janë sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë.

NJOFTIMI I POLICISE

Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Policia kreu kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe.

Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, 2 struktura druri (beach-bar) dhe zunë hapësirën publike në këtë zonë të mbrojtur, duke vendosur çadra dhe shezlongë.

Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Komisariati i Policisë Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Ll. Sh. dhe A. Z., të dy banues në Dhërmi.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në Gjipe. Gjithashtu, nga ana e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për këtë rast, është vendosur masë administrative, si dhe masë plotësuese për kthim në gjendjen fillestare të hapësirës së zaptuar në mënyrë të paligjshme nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com