Pas letrës së kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, drejtuar ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ku ka kërkuar ndalimin e projektin për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit të Korçës, ka ardhur edhe reagimi i parë.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ministrit Klosi, i cili ka thënë se gjithçka është një zhurmë politike.
Klosi ka sqaruar se nuk ka asnjë autorizim për ndërtimin e TEC-it dhe jo më leje.
“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetgjik.
Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim.
Jam kundër TEC-it, jam për Korçën turistike “, është shprehur Klosi.