• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndërtimi i 5 kateve pa leje në mes të Tiranës”/ Bardhi akuza Ramës: Vuri qeverinë në shërbim të ndërtuesit

by Java News
14/09/2022 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë sa i përket vendimit të fundit të konfiskimit të ndërtimeve pa leje. Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, nuk ndërton thjesht një çati por ndërtesa me mijëra euro .

“Nëse je pjesë e oborrit të Edi Ramës, nëse ndan parë me të apo ministrat e tij, nëse ke mbrojtjen e tij, institucionet dhe drejtësia ulin kokën, mbyllin sytë dhe nuk shikojnë. Nëse je pjesë e oborrit të Kryeministrit mund të ndërtosh, jo një murë apo cati të shtëpisë tënde, por plot 5 kate pa leje, në mes të Tiranës, me vlerë tregu 30 miliona euro, dhe të gjitha institucionet ulin kokën, nuk shikojnë, nuk veprojmë, por përkundrazi përfshihen të gjitha në garë kush të shërbejë më parë për të fshehur shkeljen e ligjit.

Ky ndërtim që unë mora si shembull për të denoncuar fenomenin kriminal të ndërtimeve të paligjshme në kullat në mes të Tiranës ku kanë mbirë kate shtesë pa leje, rezultonte se kishte leje zhvillimi dhe ndërtimi për 37 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë. Pasi ndërton 5 kate shtesë pa leje, Edi Rama i firmos, pa kryer asnjë verifikim apo pa marrë asnjë konfirmim nëse është respektuar apo jo leja e parë e zhvillimit, një leje të dytë zhvillimi për disa kate shtesë dhe urdhëron Bashkinë e Tiranës të miratojë lejën e ndërtimit për shtesë të disa kateve. 

Bashkia e Tiranës që ishte njoftuar zyrtarisht prej meje për katet shtesë pa leje, por që prej 8 muajsh bën sikur nuk kupton dhe nuk vepron për të zbatuar ligjin, detyrohet të mos miratojë leje ndërtimi për kate shtesë, të cilat në fakt ishin ndërtuar, duke argumentuar se “ndryshimi i projektit të propozuar nuk është në përputhje me nenin 17 të Vendimit nr. 408/2015 të Këshillit të Ministrave, ku theksohet se nuk mund të shtohen më shumë se 2 % e sipërfaqes totale të ndërtimit. 10 ditë pasi Bashkia e Tiranës detyrohet të mos e miratoi lejën e ndërtimit për shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos Qeverinë në dispozicion të kompanisë ndërtuese “Kastrati” shpk, duke ndryshuar pikërisht nenin 17 të VKM, që pengonte Bashkinë e Tiranës në ligjërimin e 5 kateve që ishin ndërtuar pa leje, duke hequr kriterin që shtesa nuk mund të jetë më shumë se 2 %. Është VKM nr. 457/29 Qershor 2022″, tha Bardhi.

g.kosovari

Next Post
Në burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, zbardhet çfarë u vendos në seancën e sotme për Arbër Paplekajn

Në burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, zbardhet çfarë u vendos në seancën e sotme për Arbër Paplekajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In