Janë shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës.
Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla.
Shefi i Stacionit të Thethit, po ashtu është pezulluar nga detyra.
Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum strukturave që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset.
Një ditë më parë banorët e zonës së Thethit bllokuan urën hyrëse për në fshat dhe u përplasën me policinë.











