• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtimet pa leje në Kamzë, emrat dhe dosja e të arrestuarve

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar dje disa punonjës policie të Komisariatit nr.5 Tiranë dhe inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Bashkisë Kamëz, të dyshuar për konsumimin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”, pasi kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave.

Të arrestuar janë punonjësit e Policisë Fatmir Mulaj dhe Qemal Sinaj dhe inspektorët e INUV Arfrim Deda, Murat Mena, Arjan Hoxhaj, Petrit Jani, Gazmir Marku dhe Muhamed Korra.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshme.

Në bazë të hetimit, nisur pas referimit të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, konstatonin ndërtime të paligjshme në ambiente familjare e biznesi dhe nuk i raportonin.

Konstatimi fillestar i kësaj paligjshmërie është realizuar gjatë aksioneve policore të komisariatit nr. 5. Nga verifikimet në terren të forcave policore, kishte rezultuar që të paktën 39 ndërtime të paligjshme nuk ishin konstatuar dhe as referuar nga ana e inspektorëve të INUV-it.

Pas referimit të këtij fakti të dyshuar penal, nga ana e Prokurorisë së Tiranës u zhvilluan hetimet për të evidentuar personat përgjegjës.

Në bazë të të dhënave procedurale, rezultoi se inspektorët e INUV ishin në dijeni të këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe i kishin lejuar me bindje, me qëllimin për të marrë përfitime materiale prej shtetasve që kryenin ndërtimet.

Po ashtu, në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe disa punonjës të Komisariatit të Policisë nr. 5, i cili mbulon zonën e Kamzës, në bashkëpunim me punonjësit e INUV-it, nuk raportonin për ndërtimet e paligjshme, si edhe ndërhynin tek INUV për lejimin e paligjshmërisë nga ana e qytetarëve të ndryshëm.

Edhe për punonjësit e Policisë ka dyshime të arsyeshme se këto ndërhyrje i realizonin përkundrejt pagesave nga ana e qytetarëve të ndryshëm që kryenin punime ndërtuese pa leje.

Panorama

Next Post

Qeveria kompenson 690 persona për burgim të padrejtë nga viti 2008 deri në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In