• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Athina presion Tiranës me anëtarësimin në BE

by A R
28/07/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishja e disa ndërtimeve në Dhërmi pak ditë më parë kë rikthyer tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e Jashtme greke ka reaguar për këtë rast, duke deklaruar se po goditet minoriteti grek në këtë zonë.

“Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me kusht që rruga evropiane është angazhimi i këtyre vendeve me standardet evropiane dhe sundimi i ligjit. Shkelja e këtyre parimeve do të thotë se në fakt ky vend nuk dëshiron rrugën evropiane. Për fat të keq, duke shmangur çdo nocion të sundimit të ligjit, autoritetet shqiptare filluan në Dhërmi, prishjen e pronave turistike të cilat i përkasin anëtarëve të minoritetit etnik grek”, ka deklaruar MPJ greke.

Athina zyrtare e konsideron shkelje të rëndë ndërhyrjen në mes të sezonit turistik dhe dhunim të të drejtave prishjen e objekteve që u përkasin pjesëtareve të minoritetit grek. Për ngjarjen ka reaguar dhe Deputeti i Partisë Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos duke theksuar se sjellja e Tiranës ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Politika e diskriminimit dhe sulmet arbitrare administrative të shtetit shqiptar në të drejtat legjitime të minoritetit grek, siç manifestohet në Dhërmi, është e papranueshme”, thotë Shefi i Sektorit për Punë të Jashtme e njëkohësisht deputeti Jorgos Kumotsakos. Por për qeverinë shqiptare ka reaguar Ministria e Kulturës. Përmes një deklarate për mediat, ajo ka deklaruar se është duke u mbrojtur trashëgimi kulturore në atë zonë.

“Plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komunitetin dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifikuar edhe ndërtimet që cenojnë trashëgiminë, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi. Në rastin konkret, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore. Për pronarët e prekur janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, si për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në përputhje me të gjitha normat e konventat ndërkombëtare”, ka deklaruar ministria përmes një njoftimi për shtyp. /b.d

Next Post
Këto janë 7 arsye të mëdha për të ngrënë fiq shpesh

Këto janë 7 arsye të mëdha për të ngrënë fiq shpesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

March 3, 2026
VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

March 3, 2026
Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

March 3, 2026
Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In