• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndërtimet e rrezikuara, Veliaj: Natyra po na kthen reston

by A R
01/12/2015 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma administrative ka ofruar shërbime me kosto më të ulëta është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Veliaj tha se pushteti qendror duhet të përgatitet për të papriturta e natyrës por edhe të problemeve të sigurisë që përballet bota sot.

Ndërsa lidhur me pallatet në Selitë të Vogël, Veliaj tha se zgjidhja është vendosja e pilotave. “Natyra po na kthen reston, nga mënyra se si bashkitë kanë funksionuar më përpara. Për lejet që u dhanë në Farkë, mbi shtufë, lejet jepeshin për shesh për 3 kate, bëhen gropa për 7 kate dhe po merr dhe pallate te tjera. Zgjidhje në Farkë duke vendosur pilota. Nëse bëni auditin me kujdes do të gjeni pa fund gjëma të tilla në një kohë që qytetet po bëhen më të pasigurta”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë së Tiranës tha se procesi i decentralizimit është mjaft i nevojshëm në disa sektorë, siç është ai për menaxhimin e ndotjes së qytetit, apo të liqeneve dhe rezervuarve etj.

Ndryshe nga vitet e tjera, festimet e natës së vitit të ri nuk do të përqëndrohen tek sheshi “Skënderbej”, por tek “Nënë Tereza”. Kreu i bashkisë Erjon Veliaj, bëri të ditur edhe programin e festimeve të bashkisë.

Për herë të parë tha Veliaj do të ketë zbukurime në të gjithë qytetin, dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Adoptimi i një rruge dhe për herë të parë përtej bulevardit të kemi zbukurime në të gjithë qytetin. I kam kërkuar dhe administratorëve që të bëjnë diçka për lagjet e tyre, për ish komunat, ndërkohë që epiqendra e festimeve do të jetë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri në 6 dhjetor ai do të transfrmohet në një fshat krishtlindjesh. Këtë muaj bashkia do i dedikohet totalisht fëmijëve, do të kemi produkte vendase për të promovuar, tregje provizore. Vitin e ri do e presim në sheshin “Nënë Tereza”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë premtoi se nuk do të ketë rritje abuzive çmimesh për festat e fundivitit, ndërsa do të ndalohet shitja e gjësë së gjallë vend e pa vend. Tregu i gjësë së gjallë bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës do të jetë në Vishnjë, në Baldushk, psai është zonë që njihet për rritjen e gjelave të detit.

“Do të jetë një treg në Kombinat ku të shesim produktet bio, të gjithë ata që vijnë nga zona e Pezës, Ndroqit dhe Vaqarrit, dhe një treg pranë zonës së Kinostudios. Kemi menduar për gjithçka. Për zbukurimin e qytetit dhe për mënyrën se si periudha e festave do të monitorohet për çështjen e cilësisë dhe çmimit”, tha Veliaj.

Next Post

Apollon Baçe: Një shef Dege pervers pikturonte nudo të internuarat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In