• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimet e paligjshme për Koço Kokëdhimën ishin pasuri kombëtare: Asnjë ndërtesë në bregdet s’duhej prishur

by Java News
29/05/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuari i ditës së djeshme në Provokacija me Mustafa Nano, ka qenë Koço Kokëdhima, kreu i partisë “Zgjidhja”. Gjatë bisedës Kokëdhima ndau opinionet e tij në lidhje me krizën politike në vend, gjithashtu kreu i “Zgjidhja” shpalosi idenë e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Mustafa Nano: Në lidhje me Unazën e re, qëndrimi i Koço Kokëdhimës ndaj protestës?

Koço Kokëdhima: Unë e kam perceptuar shëmtinë e kësaj që ndodh që në momentin kur u bëra deputet në jugun e Shqipërisë, kur qeveria vendosi të prishte “Trans-ballkaniken”, të prishte ndërtesat gjithandej në gjithë vijën e bregdetit, nga Vlora deri në Ksamil. Brenda nesh ne i kemi dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, nuk është e lejueshme që qytetarët e Shqipërisë të diskriminohen negativisht lidhur me një mëkat të tranzicionit shqiptar që ka lidhje me zhvillimin kaotik urban të Shqipërisë. Për të njëjtin krim njerëzit duhet të ndëshkohen njësoj, nuk mundet që ca njerëz që kanë ndërtuar në “Lanë” tu prishen ndërtesat pa kompensim dhe në vende të tjera të marrin kompensim apo edhe të legalizohen. Ndërtimet që janë ndërtuar deri në vitin 2014 nuk duhet të çohet ndërmend që të prishen. Duhet të kujtojmë që në komunizën, kur shtëpitë e njerëzve i prishte zoti me tërmete, i rregullonte falas, për 6 muaj u bënte shtëpitë e reja njerëzve. Nuk është interesi publik që udhëheq këtë politikë.

Mustafa Nano: Nuk e prisja këtë mirëkuptim që keni ju me njerëzit që kanë ndërtuar pa leje, është e vërtetë që kanë ndërtuar nën vëzhgimin dhe inkurajimin e qetë të qeverive, pse nuk mendoni pak për qindra të tjerë, që nuk e kanë çuar kurrë në mendje të bëjnë një gjë pa leje?

Koço Kokëdhima: Gjithë kjo pasuri e madhe e paligjshme e ndërtuar në Shqipëri, kjo pasuri kur zhduket pa gjurmë është një pasuri e humbur, ndërsa kur hyn në qarkullim një pasuri e fituar, kemi fituar një pasuri kombëtare. Asnjë lloj përfitimi ekonomik nuk ka Shqipëria nga kjo lloj politike që ndjekin qeveritë e të dy palëve, edhe PD edhe PS. Ligjin e parë për këtë çështje e ka bërë Partia Demokratike, i cili diskriminoi qytetarët e Shqipërisë përmes projekteve publike. Të dyja qeveritë kanë bërë këtë që po ndodh sot, ku qytetarët janë pa alternativë. Nuk ka interes Shqipëria nga kjo politikë, përkundrazi Shqipëria ka interes ti legalizojë këto. Çdo ndërtim i bërë përpara vitit 2014 nuk duhet të prishet. Qeveria socialiste e ka bërë një gjë të mirë, që ka nxjerrë një vendim të cilit nuk i ka qëndruar besnik dhe nuk i ka rezistuar joshjes për përfitime elektorale. Në zgjedhjet e 2017 kjo qeveri ka toleruar ndërtime të paligjshme gjithandej. Ka ndërtuar pallate në Qeparo, ka lënë të ndërtohen pa leje në gjithë bregdetin e Himarës gjatë fushatës së 2017-ës.

Mustafa Nano: Dua të hidhemi pak te situata politike, është shumë e ndezur dhe kam frikë. Ju gjithashtu keni vendosur të mos merrni pjesë në zgjedhje dhe ky është një vendim i marrë nga shumë parti. Kam frikë se ky vendim mund ta fusë vendin në një lloj përplasje që do na dëmtonte të gjithëve, e keni ju këtë shqetësim?

Koço Kokëdhima: Ne nuk kemi qenë ndonjëherë më keq se sa në këtë moment, e themi këtë se për fat të keq Shqipëria kalon nga një e keqe, në një të keqe më të madhe.

Mustafa Nano: Unë e kam konsideruar Edi Ramën një problem për vendin por kam përshtypjen që ekzagjerohet kur thuhet se Edi Ramën nuk mund ta mundë njeri.

Koço Kokëdhima: Kjo situatë kaq e keqe që mishërohet nga ky drejtues shteti i qeverisë së Shqipërisë i vishet cilësive personale të tij. Ky fenomen është i lidhur me sistemin politik, kjo qeverisje e papërgjegjshme dhe autokratike e korruptuar e Edi Ramës është e lidhur jo thjesht me këtë person, si person, por është e lidhur me sistemin, me rënien e të gjitha institucioneve që do të ishin garante. Sot jemi në mëshirë të fatit dhe e vetmja aftësi reaguese dhe i vetmi institucion që mund të reagojë është marrëveshja e këtyre dy njerëzve, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në 12 vjet kanë ndodhur 10 kriza si kjo e tanishmja. Kemi patur bojkotim zgjedhjesh, shtyrje zgjedhjesh, bojkotim parlamenti çdo 2 vjet, pse kjo krizë është ciklike? Kush i bën këto kriza? Këto kriza i prodhon sistemi jonë politik. Shqiptarët nuk kanë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre sepse ato të drejta i kanë marrë këta zotërinjtë që kanë marrë peng Shqipërinë. Këta vijnë në pushtet si kalorës të krizave për shkak të sistemit, këta bëjnë kur të duan kriza në funksion të përfitimeve personale politike.

Mustafa Nano: Pse ikët nga zgjedhjet?

Koço Kokëdhima: Ikëm jo për një tekë, por sepse kriza do të prodhojë krizë tjetër si pasojë e një pazari të radhës. Na duhet një fillim i ri, një pakt kombëtar mes gjithë faktorëve politikë, grupeve të interesit, mes gjithë figurave të shquara, inteligjencës, pedagogëve. Pakti kombëtar duhet të zgjidhë të gjithë çështjet në themel të Shqipërisë, duhet ti rikthejë sovranitetin popullit, duhet të hiqet monopoli i zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje pa një fillim të ri.

g.kosovari

Next Post
Analisti apelon: Të marrim vesh nga kanë dalë këto 650 mijë dollarë

Thirrjet “Allahu Ekber” nga tifozët e Tiranës/ Nano: Show i shëmtuar që duhet ndaluar, nuk janë tifozë që stadiumin e kthejnë në xhami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In