• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtime pa leje në Ksamil, Balla vizitë urgjente në Sarandë: Të ruajmë ‘Maldivet e Europës’. Krimi mjedisor, i patolerueshëm

by Java News
15/08/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat e pushtetit vendor në Sarandë, ku deklaroi se fenomeni i krimeve mjedisore duhet të marrë fund njëher e përgjithmonë.

Balla ka theksuar se Saranda e cilësuar si “Maldivet e Europës” duhet mbrojtur si dhe ka kërkuar ndërshkim ekzemplar për këdo i cili ‘vret’ mjedisin.

“Jam sot në Sarandë edhe me shqetësimin që vjen nga fakti që Policia e Shtetit ka identifikuar para dy ditësh, disa ndërtime pa leje, pikërisht në një prej zonave më të bukura të turizmit shqiptar si Ksamili. Dhe dua që Kryetarit të bashkisë dhe të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese, t’i kujtoj se për ne, krimi mjedisor është i pa tolerueshëm. Dhe duhet të bëjmë gjithçka në ditët, javët dhe muajt në vijim, për të rritur prezencën tonë dhe kontrollin ndaj territorit.  Është e vërtetë, ne jemi shumë krenarë për faktin që Saranda, Ksamili dhe të gjitha destinacionet e tjera turistike, që mbulon bashkia Sarandë janë sot në faqet e gazetave dhe mediave kryesore botërore, me emërtesat më të bukura si, “Karaibet e Europës”, apo “Maldivet e Europës”. Por ne duhet të bëjmë ç’është e mundur që këtë pasuri që na ka falur Zoti dhe natyra, ne të bëjmë ç’është e mundur për t’i mbrojtur  ato. Dhe prandaj është shumë e rëndësishme të rrisim prezencën dhe kontrollin tonë në territor”.

Në fjalën e tij ministri Balla nuk la pa përmendur edhe fenomenin e zjarrvënies ku ka theksuar se kjo përbën një vepër penale dhe dënohet deri në 15 vite burg. Gjithashtu Balla ka kërkuar bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes institucioneve përkatëse.

“Nënprefekti sëbashku me Prefektin, do duhet të drejtojnë punën për të gjitha masat që duhen ndërmarrë në luftën kundër fenomenit të zjarrvënies. Vitet e kaluara kemi pasur në Sarandë shumë raste të cilat kanë shkatërruar pasuri të rëndësishme pyjore të Sarandës. Dhe prandaj duhet të jemi shumë të vëmendshëm, ndërsa presim në ditët dhe javët në vijim një rritje të temperaturave, kjo shoqërohet shpeshherë edhe më rritje të numrit të zjarreve.

Këtë vit i kemi dalë përpara me një rol të shtuar të Policisë së Shtetit për të identifikuar gjithkënd që është i përfshirë në zjarrvënie, qoftë me dashje apo pa dashje. Dua të kujtoj këtu që Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë përcakton dënim deri në 15 vite burg për këdo që përfshihet në zjarrvënie. Ne na duhet një koordinim edhe më i mirë mes bashkisë, institucionit të Prefektit, Policisë së Shtetit dhe, natyrshëm, edhe me institucionin e Prokurorisë për t’i dalë përpara këtij fenomeni”.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm Balla ndërsa prezantoi dhe Nënprefektin e ri të Sarandës, Kristo Kiço nënvizoi edhe rëndësinë që ka roli dhe institucioni i Prefektit dhe Nënprefektit në territor si dhe ka vlerësuar faktin që deri më tani ky sezon turistik ka shkuar mirë duke thyer rekord.

“Prefekti dhe Nënprefekti kanë një peshë të rëndësishme edhe në disa prej detyrave që ne kemi përgjatë zhvillimit të sezonit turistik, i cili duhet theksuar se viti 2023 do të shënojë rekordin tonë historik të turistëve që kanë vizituar Sarandën dhe gjithë Shqipërinë. Por roli ynë, i të gjithëve që jemi këtu, dhe të gjitha institucioneve tona të varësisë, është të garantojmë pushime të qeta, të sigurta. Konstatoj me shumë pozitivitet faktin që deri tani në Sarandë sezoni turistik ka shkuar mirë dhe roli ynë është që ta përmbyllim këtë sezon turistik pa asnjë incident dhe me rezultate sa më të mira.

Balla është shprehur se roli i institucionit të prefektit do të ketë tashmë një peshë më të madhe, pasi do të shkojnë në Kuvend ndryshimet ligjore për këtë qëllim.

“Ne shumë shpejt do të shkojmë në Kuvendin e Shqipërisë për të bërë disa ndryshime rrënjësore në ligjin për prefektët, me qëllim për t’i dhënë këtij institucioni, një peshë edhe më të rëndësishme. Por natyrshëm të mos harrojmë edhe kuadrin ekzistues që ka, qoftë prefekti qoftë nënprefekti, si përfaqësuesit vendorë të qeverisë dhe direkt të Kryeministrit. Ka një rol të rëndësishëm në koordinimin mes të gjitha strukturave vendore dhe atyre ligjzbatuese”./m.j

Next Post
Ngjarja e rëndë/ 13-vjeçarja ngel shtatzënë pas përdhunimit, detyrohet të lindë pasi nuk iu lejua aborti

Ngjarja e rëndë/ 13-vjeçarja ngel shtatzënë pas përdhunimit, detyrohet të lindë pasi nuk iu lejua aborti

Comments 1

  1. Opionisti says:
    2 years ago

    Te hetohete ndetimi pa leje na vlora durrresi kavaja ne tirane te hetohete dhe vrsje gjiokaster

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

January 24, 2026
E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

January 24, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In