• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtim dhe mirëmbajtje për 13 vite, 70 milionë euro për Orikum-Dukat

by Java News
12/11/2018 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e infrastrukturës shpalli fituesin edhe për rrugën e katërt të madhe që do të ndërtohet me koncesion: aksin nga Orikumi në Dukat.

Ashtu si në tre rrugët e mëparshme, edhe për këtë vepër, tenderi është fituar nga ofertuesi i pakërkuar i koncesionit, kompania Gjikuria për një vlerë prej 50.5 milionë euro.

Por kjo vlerë përfshin vetëm koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës. Veç saj qeveria do t’i paguajë koncesionarit privat edhe interesat për 13 vjet, që në total sipas listës së paraqitur në projektbuxhetin e vitit 2019, e çojnë faturën e Orikum-Dukat në 9.3 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro.

Rruga ka një gjatësi prej 14.7 kilometrash. Sipas projektit, koncesionari privat do ta ndërtojë me paratë e veta dhe do ta mirëmbajë atë për një periudhë 13 vjeçare. Në këmbim, qeveria do t’i paguajë nga buxheti një shumë totale rreth 70 milionë euro me këste për 13 vjet duke përfshirë dhe interesat.

Orikum-Dukat është vepra e katërt e paketës 1 miliardë euro, pas Rrugës së Arbrit, aksit Thumanë-Kashar dhe atij Milot-Balldren. Projekti fillestar parashikonte që rruga të ndërtohej nga Orikumi në Himarë, duke përfshirë ndërtimin e një tuneli që do të anashkalonte Qafën e Llogarasë.

Por më vonë, projekti u copëtua në dy faza.

Qeveria vendosi të pranojë ofertën e pakërkuar të kompanisë Gjikuria për ndërtimin e segmentit nga Orikumi në Dukat, ndërkohë që pjesa e mbetur, ajo më e vështira nga Dukati në Himarë u shty për më vonë. /TCH/b.d

Next Post
Turqia, akuza Greqisë për detin: Po dhunon të drejtën e…

Turqia, akuza Greqisë për detin: Po dhunon të drejtën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In